INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 shenjat që tregojnë se i dashuri  juaj ende dashuron ish-in. Femra, kujdes!

5 shenjat që tregojnë se i dashuri juaj ende dashuron ish-in. Femra, kujdes!

Publikuar më: 13:20 23-11-2018
Kur ju krijoni një lidhje me dikë, nuk keni nga ta dini nëse ai mendon ende për ish-partneren e tij.
Sipas intv.al janë disa shenja të sigurta që tregojnë se në fakt ai ende mendon për të. Mos humbni kohë me dikë që nuk e ka harruar të kaluarën, pasi nuk mund të ndërtojë të ardhme me ju.
1. Çdo detaj i vogël i kujton atij ish-in
Ju mund të jeni në vende të ndryshme së bashku dhe ai komenton në lidhje me preferencat që ka pasur ish-i. Nëse e bën shpesh këtë gjë, tregon se ende e dashuron.
2. Flet për të edhe gjatë marrëdhënies seksuale
Edhe nëse mund ta falni për faktin që flet për ish-in gjatë një darke, nuk mundeni të bëni të njëjtën gjë, edhe gjatë marrëdhënies. Duhet të merrni masa dhe të ndaheni sa më shpejt.
3. Dëgjon shpesh këngë ndarjeje dhe flet keq për të
Edhe kjo është shenjë që ai ende e mendon. Nëse një histori ka mbaruar nuk është e nevojshme të mbahen inate dhe të troshtohet nga ndarja.
4. E ndjek rregullisht në rrjetet sociale
Edhe kjo gjë nuk është normale. Sado mendjehapur të jeni, duhet të filloni mos ta pranoni këtë gjë. Nëse ai i bën like, ose koment çdo fotoje të saj, tregon se dëshiron të dijë më shumë për jetën e saj.
5. I bën dhurata të veçanta për ditëlindje
Të bësh dhuratë është diçka normale, por nëse ja bën të veçanta me një kuptim më specifik, tregon se diçka nuk shkon. Duhet të merrni në konsideratë, sipas intv.al se ai akoma e dashuron, edhe pse ndodhet në një lidhje me ju.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0050919055938721