INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 Seriale verore për të gjithë ju romantikët !

5 Seriale verore për të gjithë ju romantikët !

Publikuar më: 16:55 28-05-2018

Të shohësh një serial të lezetshëm romantik ndonjëherë është si të shohësh një thriller, me gjithë ato ulje dhe ngritje emocionale që të mbajnë gati duke rënë nga divani.
Pse seriale dhe jo filma romantik?
Serialet kanë diçka që filmat nuk e kanë; hapësirë për t’u mbushur me frymë dhe për t’u rritur brenda historisë, gjë e cila mund të krijojë tension shumë të mirë dhe rrëshqitje vëmendjeje të kushdo personazhe që kanë më shumë kimi.
Prandaj, po ju themi disa tituj që mund t’i shijoni nëse jeni fansa të zhanrit.


Lovesick

 


Lovesick është një ndër serialet me inteligjencë emocionale më të lartë në television, ai lloj thesari që i merr skenat e bukura dhe konfliktet nga thellësia e shpirtit njerëzor në një mënyrë të tillë që është edhe e freskët dhe sfiduese. Është gjithashtu kohë e shpenzuar mirë, me episode të shkurtra. Gjithsej ka 22 episode edhe shihet lehtë fare.

 

Younger

 

Ka shumë tension të këndshëm në këtë serial, kjo vjen nga sekretet e personazheve dhe kimisë së frikshme midis saj dhe dy djemve që ajo pëlqen. Ky trekëndësh dashurie shfaqet shumë mirë në këtë serial, pjesërisht sepse të gjithë personazhet e përfshira vijnë të plotë me gjithë kompleksitetin e tyre.

 

Insecure

 


Insecure është një komedi për shoqërinë që në qendër ka një vajzë afër të tridhjetave, por dhe shumë personazhe të tjera të lezetshme. Ndjekja e rrugëtimit të tyre do t’ju kujtojë miqtë tuaj me ato mesazhet e mbushura me stres dhe veten kur i shani që bëjnë zgjedhjet e gabuara. Gjithashtu, muzika e serialit është super.

 

Chewing Gum

 


Seriali flet për një vajzë e cila është rritur si besimtare e devotshme dhe është e vendosur për të bërë seks. Ka vetëm dy sezone me nga gjashtë episode të cilat zgjasin nga 30 minuta secila. Historitë e saj romantike do t’ju argëtojnë si një shëtitje mbasditeje.

 

You’re the Worst

 

You’re the Worst (Ti je më i keqi/skandalozi) është në kuptimin e parë të fjalës një serial për dy njerëz të tmerrshëm të cilët lidhen-ndahen-lidhen-ndahen me njëri tjetrin; gjë që e bën fantastik. Ky serial të bën më empatik ndaj njerëzve toksikë, sepse edhe ata kanë nevojë për dashuri fundja. Rezultati është një serial tepër remantik që trajton edhe tema të vështira si depresioni në mënyra shumë interesante.

Article Logic
Execution time: 0.0031461715698242