INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 muaj pas ndarjes, ish-partnerja Graciela ia thotë ‘troç’ Stines: ‘’Nuk e di se çfarë ke humbur…’’

5 muaj pas ndarjes, ish-partnerja Graciela ia thotë ‘troç’ Stines: ‘’Nuk e di se çfarë ke humbur…’’

Publikuar më: 14:56 20-05-2019

Këngëtari Stine dhe jeta e tij private ka bërë shumë bujë kohët e fundit në shtypin rozë.

Ndarja e tij nga Roza Lati dhe miqësia e tyre pas përfundimit të lidhjes ishte një nga lajmet e bujshme të para.

Por, edhe më e komentuar ka qenë ndarja nga ish-partnerja e tij, Graciela 5 muaj më parë, me të cilën ka edhe një fëmijë.

Stine mori kohën e tij dhe vendosi që ndarjen ta bënte publike në “Instagram”, nëpërmjet një postimi ku falenderonte Gracielën për gjithçka duke thënë se rrugët e tyre do të ndaheshin nga ai moment.

Në intervista të ndryshme çifti ka dhënë shenja se ata edhe mund të ribashkohen por gjithçka do t’ja lënë kohës.

Ish-partnerja e Stines është tepër aktive në profilin e saj në Instagram, ku ditën e sotme në opsionin për pyetje nga ndjekësit erdhi edhe një e cila kishte të bënte me Stinen.

"Ça të pyesim, ai Stine nuk e di çfarë ka humbur", i shkruan njëri prej ndjekësve publikisht në Instastory:

"Po po ashtu mendoj edhe unë." – vendosi të përgjigjej ish-partnerja e këngëtarit duke zgjedhur t’ia thotë atij të vërtetën në sy.

-640-0-5ce2840317f32.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0028700828552246