INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 librat që duhet të lexojmë këtë pranverë [FOTO]

5 librat që duhet të lexojmë këtë pranverë [FOTO]

Publikuar më: 14:44 31-03-2018

Nga Irini Meçe

Zyrtarisht pranverë. Tani ditët do të jenë më të ngrohta, plot diell dhe pozitivitet. Është pikërisht kjo stinë që të lejon që ngjyrat të depërtojnë në humorin dhe ditët tona dhe që na jep doza gjallërie për një vit të mbarë. Por ku ka më mirë se ta fillojmë këtë stinë duke listuar edhe librat që s’duhet t’i lemë pa lexuar në këtë stinë. Kështu që le të rilindim nëpërmjet faqeve të librit!

Librat e mirë kanë potencial që të qëndrojnë në mendjen tonë gjatë, edhe pasi t’i keni përfunduar ato dhe këtu qëndron më e bukura. Disa mund të ndikojnë edhe se si ne do të shohim botën.. Unë e kam bërë listën time me 5 librat që duhet të lexojmë këtë pranverë të cilat na sjellin një frymë pozitiviteti ashtu si edhe vetë pranvera. Pres edhe nga ju sugjerimet që keni.

1.            “Mos e lufto pranverën” E.M. Forster

Për ta trajtuar veten shumë mirë këtë pranverë është padyshim vendimi për të lexuar ose ri-lexuar librin “Mos e lufto pranverën” e Forster, një roman romatik që i përket letërsisë klasike. Është historia e një vajze të klasës së mesme angleze, Lusi, e cila gjatë pushimeve të saj në Itali njihet me dy djem të rinj, Xhorxhin dhe Sesilin. Historia e Lusit e cila ndihet konfuze midis 2 romancave paralele, përpos dashurisë së madhe, tregon edhe betejën mes hipokrizisë dhe ndershmërisë. Libri është i qeshur në kaq shumë mënyra delikate. I shkurtër, i lehtë për t'u lexuar dhe padyshim një zgjedhje e mirë për këdo që dashuron librat klasikë.

29855239_10213585253058971_1622078761_n.jpg

 

2.            “Lista e dëshirave të mia” Gregorie Delacourt

Për të gjithë ata që duan që ta nisin këtë stinë me pozitivitet, ky libër është për ju. Përmban mesazhe të thjeshta që lidhen vetëm me lumturinë, të cilën mbase ne nuk e shohim, por ajo gjendet në skutat e vogla të jetës. Këtë gjë na tregon pikërisht ky libër. Ky libër mund t’i përshatet kujtdo që preferon letërisinë franceze dhe nëpërmjet leximit të udhëtojë në Francë, aty ku personazhi kyresor Zhoslina (Zho) jeton dhe fillon pyet veten se çfarë ka ndodhur me ëndrrat e saj kur ishte 17 vjeç? Sipas të përjavshmes franceze ‘L’Express’, ky roman, në një kontekst krize ekonomike, prek ndjeshmërinë e lexuesve që rizbulojnë kënaqësitë e thjeshta të je29852597_10213585253298977_1716081635_n.jpg

 

3.            “Marrëzitë e liqenit” Andrea Vitali

Nëse jeni të apasionuar pas letërsisë italiane, romani i Andrea Vitalit “Marrëzitë e liqenit” është i duhuri për ju këtë pranverë. Nëpërmjet këtij romani do të udhëtoni në Italinë e viteve ’30 dhe në ngjarjet më të rëndsishme të atij vendi në atë periudhë. Dashuri, skandale dhe korrupsion do të ndeshni në këtë libër.

29831383_10213585253098972_297990223_o.jpg

 

4.            “Muza e haresë” Goliarda Sapienza

Kryefjala e jetës së saj është liria. Kësaj gjëje i bën jehonë edhe autorja italiane Goliarda Sapeinza. Nëpërmjet këtij libri Sapeinza tenton që të shemb muret e mentalitetit, tabutë dhe kornizat konvecionale të rreme. Ky roman më herët është konsideruar edhe skandaloz pikërisht për këto që trajtonte dhe është dashur një kohë e gjatë që të pranohej që ky roman të qarkullohej. “Muza e haresë” rrëfen historinë plot aventura të Modestës, lindur në një shtëpi të këputur, në Sicili, më 1900, me një fëmijëri të trishtë, por me një pasion të madh për jetën. Modesta do të trazojë sa më shumë shpirtra, do të trondisë e do të zgjojë sa më tepër mendje të fjetura e të qetësojë të tjerë shpirtra që ndihen të vetmuar në realitetet ku jetojnë.

29853029_10213585253138973_1399402116_n.jpg

 

5.            “Asgjë s’i kundërvihet natës” Delphine de Vigan

I përkthyer në 30 gjuhë të botës, fitues i katër çmimeve të rëndësishme , “Asgjë s’i kundërvihet natës” Delphine de Vigan duhet të jetë patjetër në listën tuaj të librave që duhet të lexoni këtë pranverë. A arrijmë t'i njohim deri në fund prindërit tanë, misteret, vuajtjet, fëmijerinë dhe familjen që i ka formuar, e që kanë ndikuar gjithmonë mbi ta dhe mbi ne, qoftë edhe në mënyrë të pavetëdijshme? Këto do të jenë pyetjet që do i bëni vetës në fund të leximit të këtij libri.

29745630_10213585253338978_2072807680_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038340091705322