INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 këshillat e Ariana Grande që duhet t’i mbajmë vathë në vesh nga kënga 'Thank u, next!'

5 këshillat e Ariana Grande që duhet t’i mbajmë vathë në vesh nga kënga 'Thank u, next!'

Publikuar më: 18:04 04-12-2018

Ariana Grande qëndron në krye të muzikës për momentin, sa i takon zhanrit që ajo bën muzikë. Ajo publikoi mbrëmjen e së premtes videoklipin e këngës “Thank U, Next”, ku edhe pse kënga vjen në formën e një dedikim për ish të dashurit e saj, Ariana na ka rikthyer skenat ikonike të filmave tanë të adoleshencës!

“Thank u, next” është sjellë me mjeshtëri në një klip që duhet thënë se është një vepër arti. Ky klip risjellë katër filmat që ne kemi ndjekur me shumë dashur në adoleshencën tonë: “Legally Blonde”, “13 Going On 30”, “Bring It On” dhe “Mean Girls” dhe Ariana që tregon se ka super aftësi edhe në aktrim. Ky klip ka sjellë shumë detaje: Kris Jenner, që aktron si mamaja e Arianës dhe filmon të bijën gjatë performancës. Kjo është hera e parë që Kris Jenner bëhet pjesë e një projekti të tillë muzikor.

Ariana gjithashtu, ka përfshirë në klip dhe mikun e saj të ngushtë, Troye Sivan.

Gjatë “Mean Girls”, Ariana Grande shfaqet në krevat duke parë bllokun “Thank u, Next”, ku listoheshin ish-të dashurit e saj. Ndërsa tek të tjerët, kaloi nxitimthi, tek fotoja e Pete, Ariana ndaloi dhe mori frymë thellë duke na zbuluar se çfarë shkruhej për të. “Më fal që hoqa dorë. Do të të dua gjithmonë. Shumëëëëë” – shkruan këngëtarja në faqen e bllokut, ku shfaqet fotoja e saj me Pete.

Por përpos të tjerave, kjo këngë na mëson edhe shumë gjëra të rëndësishme:

1.Dëgjoje zemrën
Ariana Grande nëpërmjet kësaj kënge na ka thënë se dashuria është e bukur dhe asapk një ndjenjë e sforcuar dhe se ju nuk mund ta detyroni veten të qëndroni në një marrëdhënie nëse zemra ju thotë diçka tjetër.

2.Qëndro i duruar
Të jesh në një lidhje kërkon shumë durim dhe mbi të gjtha të jesh shumë i vëmendshëm ndaj partnerit. Pavarësisht pengesave dhe vështirësive që do te hasni rrugës, ju duhet të qëndroni të duruar thotë Ariana Grande. Ju duhet të përpiqeni që ta kutponi partnerin dhe ta trajtoni njëri-tjetrin me respekt.

3.Trajtoni veten tuaj gjithmonë si një princeshë
Gjtihmonë duhet të jemi transparente me dëshriat dhe nevojat tona. Sipas Ariana Grande ju kurrë nuk duhet të vendosni për dikë që nuk është i duhuri për ju pasi është një humbje e madhe kohe dhe ju meritoni më të mirin. Pra, vajza, Ariana na thotë që gjejme dike që e kupton gjuhën tonë të dashurisë dhe vlerat tona.

4.Mos harroni të kujdeseni për veten
Mbi të gjitha mësoni ta doni veten, fundja si mund ta doni dikë nëse ju nuk respektoni dhe nuk doni veten tuaj?

5.Kur mbyllet një marrëdhënie, të dy palët do ta ndjejnë dhimbje
Është e pashmangeshme, le ta pranojmë! Por gjithashtu duhet ta pranojmë që një marrëdhënie toksike duhet që ta lemë të shkojë pasi është më e mira për të dy. Mund të duket klishe, por dhimbja që shkakon një lidhje është e përkohshme.

6.Pavarësisht të gjithave, njerëzit nuk vijnë rastësisht në jetën tonë, kështu që duhet t’ju jemi mirënjohës, pasi diçka na kanë mësuar apo na ka dhënë.

Prandaj, largoni mërinë dhe thjesht falenderojini ishat tuaj. Pra, thank you, next!

Article Logic
Execution time: 0.0031180381774902