INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 gjëra që duhet të presim nga eventi Apple javën e ardhshme

5 gjëra që duhet të presim nga eventi Apple javën e ardhshme

Publikuar më: 14:51 07-09-2018

Ngjarja e ardhshme e 12 shtatorit e Apple është pothuajse këtu, dhe siç është traditë, ne presim të dëgjojmë për versionet më të fundit të produktit më të rëndësishëm të Apple: iPhone, i cili po vjen nga një redesign radikal në formën e iPhone X të vitit të kaluar.

Por Apple është më shumë sesa vetëm iPhone, dhe ekosistemi i aksesorëve dhe shërbimeve që kanë dalë rreth iPhone kanë qenë shumë të rëndësishme, prandaj presim shumë lajme në lidhje me Apple Watch, AirPods dhe ndoshta edhe AirPower. Kjo, përveç të gjithë softwareve të rinj të deklaruara në WWDC në fillim të këtij viti, i cili duhet të jetë pranë një lansimi përfundimtar pas një verë beta testing.

Instagram Banner

1. Gama e Iphonave të rinj që siç kemi folur dhe në lajmet e kaluara dihet tashmë që do prezantohen 3 modele: Iphone Xs Max, Iphone Xs dhe modeli "ekonomik" Iphone 9.

2. Apple Watch Series 4 do të jetë modeli i ri i apple watchit që apple do prezantoj pë këtë vit. Imazhet qe xhirojnë nëpër rrjet na tregojnë paraprakisht që ky apple watch do të vijë me një ekran edge-to-edge (pa korniza) dhe me një model që do të ketë suport LTE 4G ashtu si në modelin Series3. Ky model i ketij viti do të lansohet në treg me sistemin e ri watchos 5.

3. AirPower dhe AirPods do të jenë aksesorët e rinj që do të prezantohen. AirPower do të jetë baza wireless e karikimit te pajisjeve Apple e cila është një produkt komplet i ri nga kompania e Cupertinos ndërsa produkti tjetër do të jenë AirPods 2 me karakteristikat e AirPods 1 por me nje bateri me kapacitet me të lartë dhe me një sërë sensorësh shtesë jo të konfirmuar ende plotësisht.

4. IOS 12, MacOS Mojave, watchOS5 dhe tvOS do të jenë versionet e reja të softwareve për vitin 2018 nga Apple. IOS 12 per Iphone dhe Ipad, macOS Mojave per iMac dhe macbook, watchOS5 për Apple Watch dhe tvOS per Apple TV.

5. Surpriza në momentet e fundit flet dhe për një prezantim të mundshëm të një versioni të ri të modelit IPad Pro me një ekran edge-to-edge, për një MacBook Air te përditësuar dhe për rikthimin e një Mac Mini më të fuqishëm.

Article Logic
Execution time: 0.0033760070800781