INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
4 rregulla si të mos humbni masën e gjoksit kur doni të dobësoheni

4 rregulla si të mos humbni masën e gjoksit kur doni të dobësoheni

Publikuar më: 15:36 16-10-2017

Të gjitha femrat e dinë se gjatë dobësimit drastik, bashkë me kilogramët e tepërt, shpesh humbet edhe gjoksi, gjë e cila nuk na pëlqen aspak pasi gjoksi është një ndër asetet më të bukura të çdo femre.

Prandaj në këtë artikull po sjellim disa këshilla praktike se si mund të dobësohesh duke ruajtur në formë sa më të mirë gjoksin tënd.

Rregulli Nr 1 : Hiq dorë nga eskpres dietat (dietat e shpejta)
Dietat e shpejta shkaktojnë zvogëlimin e masës trupore dhe kilogramëve të tepërt duke krijuar edhe rënien e gjoksit por edhe shfaqjen e strijave në lëkurë si pasojë e tkurrjes së lëkurës. Prandaj këto janë dietat të cilat duhet ti harrosh nëse dëshiron të kesh një gjoks të bukur, dhe duhet të zgjedhësh dobësimin gradual e hap pas hapi.

Rregulli Nr 2 : Merru me aktivitet fizik gjatë dietës
Aktiviteti fizik është tejet i rëndësishëm për të ruajtur një fizik sa më të mirë e për t’u dobësuar në zonat kritike, duke ruajtur sa më mirë gjoksin si dhe duke forcuar muskujt në zonat e tjera, si vithet, kofshët dhe barku. Prandaj sporti duhet të jetë pjesë e rutinës tënde gjatë çdo faze, e aq më tepër kur je në dietë.

Rregulli Nr 3 : Mos i nda proteinat nga menuja e përditshme
Proteinat janë shumë jetësore për të ruajtur muskujt, elasticitetin e lëkurës dhe për të ndihmuar organizmin në prodhimin e kolagjenit. Prandaj proteinat duhet të jenë pjesë e menusë tënde të përditshme nëse nuk dëshiron të humbasësh gjoksin dhe asetet e tjera që të bëjnë të kesh një fizik sa më të bukur femëror.

Rregulli Nr 4 : Vish gjithnjë reçipetat e duhura
Reçipetat janë shumë të rëndësishme për të mbajtur një gjoks sa më të bukur e të shëndetshëm. Ato duhet të jenë të materialeve më cilësore dhe të masës së duhur. Bëj kujdes që gjoksi mos të varet si pasojë e reçipatave më të mëdhaja në numër, por nga ana tjetër ai nuk duhet të jetë as i shtërnguar. Edhe kur je në palestër apo kur merresh me sport, përzgjidh reçipetat e duhura, të cilat nuk e lejojnë gjoksin të “lëshohet” si rrjedhojë e vrapit apo ushtrimeve të tjera fizike.

Article Logic
Execution time: 0.0031740665435791