INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
4 gjërat që çdo femër duhet të bëjë pas marrëdhënies seksuale!

4 gjërat që çdo femër duhet të bëjë pas marrëdhënies seksuale!

Publikuar më: 21:52 04-12-2018

Çfarë bëni pasi kryeni marrëdhënie seksuale? Mund t’ju duket diçka pa rëndësi, por nuk është e tillë. Dikush tymos një cigare, një tjetër vendos menjëherë të flejë. Por tashmë duhet të bëni zakone këto 4 veprime:

1. Urinoni

Lubrifikantët seksualë, bakteret nga gishtat, goja dhe rektumi mund të rrisin mundësinë për të zhvilluar një infeksion bakterial. Përdorni sapunë jo aromatikë dhe larës sa më të butë, pasi kimikatet kanë aftësinë të prishën florën bakterale natyrale të vaginës. Pastrimi i brendshëm nuk është i nevojshëm: vagina ka ciklin e saj të brendshëm të larjes që e mban atë të pastër dhe të balancuar.

2. Pini ujë

Nëse ndjeni që gojën e keni të thatë e po dehidratoheni, dijeni se të gjitha qelizat e trupit po kërkojnë ujë. Dehidratimi në zonën intime mund të rezultojë paksa më i dhimbshëm, ndaj mos harroni të pini ujë para dhe pas aktit.

3. Hani ushqime të pasura me probiotikë

Kosi dhe ushqime të tjera të fermentuara, janë të preferuatat e vaginës suaj. Këto ushqime pas seksit mund të ndihmojnë në balancimin e baktereve të mira duke reduktuar rrezikun e infeksioneve vaginale dhe të traktit urinar.

4. Ndërro të brendshmet

Pas seksit, meshkujt nuk vënë re më nëse keni veshur të brendshme seksi apo mbathje pambuku. Për të mirën tuaj, vishni këto të fundit. Shmangni të brendshme e dantellës dhe najlonit pasi nuk lejojnë qarkullimin e ajrit . Prania e lagështisë ndihmon rritjen e baktereve, e menjëherë pas seksit rreziku është më i madh.

Article Logic
Execution time: 0.0032398700714111