INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
4 gjërat e veçanta që ndodhin vetëm në Afrikën e Jugut. [FOTO]

4 gjërat e veçanta që ndodhin vetëm në Afrikën e Jugut. [FOTO]

Publikuar më: 13:52 06-03-2018
Afrika e Jugut  ka shumë gjëra të veçanta që e dallojnë nga vendet e tjera, duke filluar nga  kafshët e saj të egra, parqet kombëtare dhe peizazhi malor.
Sipas intv.al janë disa gjëra që duhet të dini nëse keni në plan të vizitoni Afrikën e Jugut:
1. Ushqimi gatuhet në mënyrën më të mirë
Për ju që dëshironi të shijoni gatimin me zgarë, është vendi ideal për të shkuar. Bëhet fjalë për gatimin në zgarë të mishit ku në fund nuk do ndiheni aspak të uritur.
 
 
2. Safari është po aq emocionues 
Nëse shkoni  në safari do mrekulloheni me atë që do shihni. Në rrugë do shikoni zebër, ose elefantë dhe është shumë  argëtuese. Asnjë udhëtim në Afrikën e Jugut nuk do të ishte i plotë pa të.
3. Fliten shumë gjuhë
Gjuha afrikane dhe angleze fliten gjerësisht në të gjithë vendin, por një numër i madh i gjuhëve lokale janë të shumta në Afrikën e Jugut. Swazi, Zulu dhe Xhosa janë vetëm tre shembuj  dhe gjuha që njerëzit flasin, kryesisht varet nga ajo zonë e vendit ku ata jetojnë.
 
4. Si janë festat në Afrikën e Jugut?
Në Afrikën e Jugut pothuajse ka kudo klube në qytetet e mëdha si : Joburg, Cape Town, Durban dhe Port Elizabeth. Drogërat janë të  paligjshme në Afrikën e Jugut. Gjithashtu  nuk mund të pini duhan në restorante apo në ndonjë zonë publike. Disa restorante ofrojnë një dhomë për pirjen e duhanit, i cili zakonisht është i mbyllur. 
 
Burimi: Metro
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0033020973205566