INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
32.8% e të rinjve në Shqipëri në ''rrugë të madhe''! Raporti i ILO...

32.8% e të rinjve në Shqipëri në ''rrugë të madhe''! Raporti i ILO...

Publikuar më: 11:07 15-04-2019

Në të gjithë Europën, Shqipëria ka normën më të lartë të të rinjve nga 15 deri 24 vjeç, të cilët nuk janë të punësuar dhe nuk po ndjekin shkollën apo ndonjë trajnim. Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) ka ilustruar me një hartë se si është situata e punësimit të të rinjve në Europë me të dhënat e vitit 2018. Shqipëria fatkeqësisht renditet në krye të Europës për përqindjen më të lartë të të rinjëve të pa punë, të pa arsimuar dhe pa trajnuar, me 32.8% të totalit, duke ia kaluar edhe Moldavisë, vendit më të varfër të Europës.

Papunësia e të rinjëve është një fenomen shqetësues në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, përveç Malit të Zi. Në Bosnje dhe Hercegovinë përqindja e të rinjëve të papunë ishte 26.4, në Maqedoni dhe Serbi, përkatësisht 24.9 dhe 23.8% dhe në Kosovë përllogaritet rreth 30.1%.
Për të rinjtë e papunë, rrugëzgjidhje mbetet emigrimi në vendet, ku norma e papunësisë së të rinjëve është shumë më e ulët. Ballkani Perëndimor, veçanërisht Shqipëria, po përjeton një valë emigrimi të grupmoshave të reja drejt vendeve të Europës Perëndimore.
Norma e papunësisë së të rinjve është më e ulët në vendet e Europës Perëndimore dhe Veriore. Holanda ka përqindjen më të ulët të të rinjëve të papunë, me vetëm 4%. Pas saj renditet Norvegjia ku papunësia të të rinjtë në 2018-n ishte 4.6%.
Në Gjermani, Çeki, Zvicër, Austri dhe Suedi, norma e papunësisë varon nga 6-6.5%.

Article Logic
Execution time: 0.0039350986480713