INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

30-vjeçarët shqiptarë më pak të arsimuarit e rajonit[VIDEO]

Publikuar më: 10:18 25-01-2019

Arsimi në Shqipëri paraqitet me deficite të larta sa i përket numrit të personave me shkollë të lartë në raport me vendet e tjera.
EUROSTAT raportoi se gjatë vitit të kaluar 39% e 30-34 vjeçarëve në vendet e BE-se kishin mbaruar studimet e larta. Kjo grup moshë konsiderohet si më aktivja në tregun e punës dhe arsimi i saj lidhet edhe perspektiven e zhvillimit afatgjatë ekonomik të një vendi. Në vendet e zgjerimit përqindja e kësaj grupmoshe me arsim të lartë është shumë më e ulët, por Shqipëria e ka këtë tregues më keq se të gjitha shtetet në Europë, ku përfshihen edhe ato të Ballkanit.
Në vendin tonë vetëm 21%, 30 vjeçarëve shqiptare kanë arsim të lartë, teksa në Malin e Zi shifra është 33%, në Serbi 30%, në Maqedoni 38%, Turqi 26% dhe Bosnjë 23%. Peshën kryesore në diplomat e marra sipas fushave të studimit në arsimin e lartë, e zë ajo e shkencave të biznesit, administrimit dhe ligjit për të dyja gjinitë.
Fushat e studimit ku femrat diplomohen më shumë janë biznes, administrim dhe ligj me 27.2%, shëndet dhe mirëqenie 16.3%, shkenca sociale, gazetari dhe informacion 13.6% dhe artet me 13.5%.
Ndërsa fushat e studimit, ku diplomohen më së shumti djemtë, janë biznes administrim dhe ligj me 33.7%, inxhinieri, prodhim dhe ndërtim 13.8 %, shkenca sociale, gazetari dhe informacion 9.7%.

Article Logic
Execution time: 0.0038650035858154