INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
30 qershori  përplas Policinë Bashkiake me atë të Shtetit

30 qershori përplas Policinë Bashkiake me atë të Shtetit

Publikuar më: 09:24 18-06-2019

Sikundër një ditë më parë edhe sot Policia Bashkiake dhe ajo e Shtetit janë përplasur për shkak të zgjedhjeve. Policia e Shtetit ka shkuar sërish sot që të krijojë kushtetet në ambientet e KZAZ nr.2 për 30 qershorin por është ndaluar nga Policia Bashkiake dhë përfaqësues të bashkisë.  "Nuk preket punonjësi i Policisë Bashkiake. Fakti që Policia e Shtetit është e armatosur është e turpshme", shprehen përfaqësues të bashkisë Shkodër.

Qeveria është e vendosur që të shkojë në zgjedhje më 30 qershor, edhe pse data ështe e zhdekretuar nga Presidenti Ilir Meta. Nga ana tjetër, opozita ka deklaruar se nuk do të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve.
Për shkak të qëndrimeve të ndryshme ka pasur disa përplasje në KZAZ-të e bashkive që drejtohen prej përfaqësuesve të djathtë.

Article Logic
Execution time: 0.0037801265716553