INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
3 porositë Fleckenstein. Jo arrogancë në pushtet, jo bojkot dhe bëni detyrat e shtëpisë [VIDEO]

3 porositë Fleckenstein. Jo arrogancë në pushtet, jo bojkot dhe bëni detyrat e shtëpisë [VIDEO]

Publikuar më: 16:55 02-07-2018

Knut Fleckenstein mbërrin në Tiranë me porosi të qarta për klasën politike, pasi Brukseli shtyu me një vit vendimin për hapjen e negociatave. Jo arrogancë në qeverisje, jo bojkot nga opozita dhe natyrisht plotësoni të gjitha detyrat e shtëpisë të përcaktuara nga Bashkimi Europian. Këto ishin 3 porositë direkte të raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein, të cilat ua tha në sy përfaqësuesve të shumicës dhe pakicës në Tiranë. Megjithatë Fleckenshtein nuk i lidh këtë vendim me skeptiket kundër Shqipërisë por situatën e vështirë që po kalon vetë bashkimi evropian. 

Knut Fleckenstein:
“Duhet të bëni detyrat e shtëpisë, hap pas hapi. Nuk është rezultati që na bën të kërcejmë por megjithatë mendoj se kanë mbetur edhe shumë gjëra për tu bërë. Janë mbi 150 kushte që kanë mbetur për tu bërë përpara se sa dera të hapet një ditë. Prandaj ne themi vazhdoni, nxitoni dhe të paktën kemi një vendim për hapjen e këtij procesi . Natyrisht që këtu të dyja palët janë të përfshira, sepse në rast se njëra palë është arrogante dhe nuk dëshiron të ulet dhe pala tjetër bën vetëm bojkot atëherë nuk funksionojnë gjërat. Kështu që mendoj se të gjithë të bëjnë të pamundurën që të bëjnë gjërat siç duhen.
Ndërsa ambasadorja e BE Romana Vllahutin shkon edhe më tej në kërkesat drejtuar klasës politike në Shqipëri.
Romana Vllahutin:
“Do të keni një sfidë të madhe dhe kjo është politika. Ky proces duhet të jetë një objektiv kombëtar për të cilin duhet të punojë gjithkush. Është absolutisht përgjegjësi e shumicës dhe pakicë. Mendoj se shumica duhet të shtrijë dorën tërë kohës sepse është shumë e rëndësishme dhe të krijojë dialog në bazë të këtij bashkimi kombëtar”.

Article Logic
Execution time: 0.0034360885620117