INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
3 gabimet që bëni kur dilni në takim me dikë. Kujdes!

3 gabimet që bëni kur dilni në takim me dikë. Kujdes!

Publikuar më: 11:47 28-05-2018
Të dalësh në takim me dikë që pëlqeni, është diçka e bukur, por edhe me përgjegjshmëri.
Mund të ndodhë që të dalë me sukses, por edhe jo. Ja disa arsye, pse kur dilni me dikë, nuk jep rezultatin që prisnit:
 
1. Hiqeni si dikush tjetër
Për t’u dukur sa më perfekte, ju gaboni, duke u hequr si dikush që nuk jeni. Shprehni dëshira dhe mendime, të cilat nuk janë tuajat. Personi që po dilni, ka raste edhe e kupton, prandaj takimi ju dështon.
2. E teproni  me pamjen e jashtme
Fakti që po dilni në një takim, nuk do të thotë se po shkoni në dasëm. Kjo këshillë vlen për femrat. Nëse lyeheni, apo visheni në mënyrë të ekzagjeruar, nuk do lini përshtypjen që do donit te ai person. Sa më thjeshtë, aq më shumë sukses do keni.
3. Më shumë flisni sa dëgjoni
Kujdes, duhet edhe ta dëgjoni tjetrin, sepse do tregojë shenjë respekti që keni për të. Nëse flisni vetëm,sipas intv.al do e mërzisni dhe do tregoni se jeni egoistë dhe nuk ju intereson fare mendimi i tij.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.002849817276001