INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
3 ditë si në koma! Gabimi fatal i Sokol Ballës [VIDEO]

3 ditë si në koma! Gabimi fatal i Sokol Ballës [VIDEO]

Publikuar më: 15:16 20-05-2018

Këtë të shtunë moderatori Ermal Peçi mirëpriti në shtëpinë e ‘Një kat më lart’ gazetarin Sokol Balla. Përtej bisedës rreth karrierës së tij, në program u fol edhe për pasionet e tij, një prej tyre udhëtimet. Ermali i tregoi disa foto nga udhëtimet e tij, të cilat në të shumtën e rasteve janë vënde ndryshe nga ç’masa preferon të vizitoj.

LAJMI_3_BRENDA.jpg

‘Unë nuk bëj turizëm për tu klikuar. Më pëlqen shumë të jem në vende të çuditshme, te njoh kulturat e tyre. Kam konstatuar se bota është po aq e madhe, aq edhe e vogël. Unë nuk krijoj bindje për udhëtimet e mia nga ato që më thonë njerëzit. Ku do që shkoj, informohem’

Edhe pse nga ajo që tregon duket se ai është i vëmendshëm për detajet e sigurisë apo ato shëndetësorë, Sokoli i tregon eksperiencën e tmerrshme në Indi.

“3 ditë si në koma, nuk mbaj mend asgjë. Gafa ishte se shkova pa vaksinat përkatëse në një vend si India’’.

Çfarë ndodhi më tej pas këtij incidenti? Si e mori veten? Çfarë vendesh i sugjeron ai Ermalit? Zbuloni më shumë pas minutës së 15-të të videos së mëposthme nga ‘Një kat më lart’.

Article Logic
Execution time: 0.0034160614013672