INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 arsyet përse nuk duhet të humbisni për asnjë arsye 'Captain Marvel'! Kujdes ka 'spoilera' [FOTO]

5 arsyet përse nuk duhet të humbisni për asnjë arsye 'Captain Marvel'! Kujdes ka 'spoilera' [FOTO]

Publikuar më: 16:05 18-03-2019

Kapitenia Marvel është një nga ato filma që edhe pse sapo ka filluar të jepet në kinema, ka arritur të ndajë audiencën në dy grupe të ndryshme.

Në disa mënyra, ndarja e audiencës filloi dhe para se filmi të arrinte të jepej në sallat e kinemave, me drama politike të pakuptimta, duke nxitur disa reagime në qoshet e internetit në një farë mënyre.

Por unë nuk jam e interesuar të shkruaj për dramën politike ose nëse Brie Larson është "anti meshkujve të bardhë (sepse nuk është) apo se çfarë i mërzit disa njerëz për realizimin e një filmi mbi kapitenen Marvel.

Unë jam e interesuar të shkruaj nëse ky është një film i mirë apo jo (dhe është!).

Shkova për ta parë filmin, tre ditë pas premierës dhe deri në atë pikë kisha lexuar shumë tituj dhe artikuj, disa prej të cilëve refuzoja t'i lexoja më shumë se titullin, për faktin e thjeshtë se nuk doja të mësoja se ç'ndodhte në film dhe për të ruajtur elemntin "surprizë" të tij.

 

Deri në momentin kur un shkova të shihja filmin, 'review-t' për të ishin konsiderueshëm të mira dhe madje kishte dhe një vlerësim prej 81% në Rotten Tomatoes, kështu isha përgatitur për një film "blockbuster" me pritshmëri të larta.

Nuk mund të them se u zhgënjeva.

"Captain Marvel" nuk është filmi më i mirë i "Marvel Universe", por është një film që dhuron të qeshura, surpriza, shumë aksion dhe mbi të gjitha një heroinë e cila reflekton një figurë feministe, por jo në ekstrem dhe as që bërtet dhunshëm "Jam feministe". 

Këtu bëhuni gati sepse për mua, këto 5 elementë të filmit ( që mund t'jua prishin surprizën" ishin ato që më bëjnë t'a sugjeroj e të them: "Ja vlen të shihet në kinema!"

1. Momenti kur Agjenti Fury takon Danvers (Kapitenen Marvel)

Përveç kimisë së jashtëzakonshme mes Kapitenes Marvel të luajtur nga Brie Larson dhe Agjentit Fury të luajtur nga Samuel L.Jackson, të qeshurat që krijohen nga situatat nga më të çuditshmet mes tyre do t'ju bëjnë t'i kujtoni edhe pas filmit e të qeshni sërish me veten. Mbi të gjitha do të mësoni se si t'i besoni instiktit tuaj në situatat nga më absurdet dhe sa mirë është të ndjekësh atë që mendon se është e drejtë, sepse pikërisht në këtë proces do të njiheni me shokët më të mirë të skuadrës. 

tg45hyg.jpg

2. Macja

Ylli që vodhi të gjithë vëmendjen gjatë gjithë filmit ishte pikërisht një mace e braktisur që Agjenti Fury gjen teksa po përpiqet së bashku me Kapitenen Marvel t'u shpëtojnë 'armiqve'. 

Dhe kjo mace jo më kot ka pushtuar rrjetin menjëherë pasi njerëzit e panë atë në ekran, spese përveçse është shumë e ëmbël dhe inteligjente, ka plot surpriza që do t'ju lënë gojëhapur, por më mirë të mos i tregojmë për ata që ende nuk e kanë parë filmin. 

efrt.jpg

3. Është jashtëzakonisht gazmor dhe i mbushur me surpriza 

Kapitenia Marvel është shumë më shumë gazmor se sa prisja. Është gjithashtu i mbushur me momente nga më surprizueset. Lufta midis Scrull-ëve dhe Kree-ve krijon një sfond të jashtëzakonshëm për zhvillimin e një karakteri si Kapitenia Marvel. gjithashtu e gjithë pjesa jetër e kastit është e jashtëzakonshme. 

4. Udhëtimi në kohë 

Periudha kohore ku vendoset e gjithë rrjedha e ngjarjeve është fundi i viteve '80 dhe fillimi i viteve '90. Dhe me telefonët e kabinave, kompjuterët të cilët marrin orë për të procesuar një disk dhe makinat e vjetra, ju duket sikur shkoni vite pas në kohë, kur interneti sapo kishte filluar të përdorej në një masë të vogël.

5. Kapitenia Marvel

Kapitenia Marvel është një shembull i mirë, i risisë i të sjellit heroina femra, edhe pse janë të shumta personazhet në Universin Marvel, nuk i është dhënë më parë mundësia për një film me rol kryesor dhe deikuar një personazhi të tillë. Mbi të gjitha Brie LArson sjell një karakter sa karizmatik, po aq dhe të fortë e të drejtë e mbi të gjitha altruiste duke luftuar për të drejtën.

Bonus: Stan Lee

Nuk është hera e parë që i kushtohet tribut një prej ikonave dhe kontriubusve më të mëdhenj të Universit MArvel, Stan Lee.

Që në hapjen e krediteve të filmit do t'ju mbushen sytë me lot dhe një tjetër paraqitje e tij gjatë filmit do t'ju bëjë të ndiheni mjaft emocional nëse njihni punën e tij. 

 3gtq42g53y.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0041368007659912