INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
28 nëntori “shkrin akujt” mes PS e LSI. Monika Kryemadhi krah Qazim Sejdinit në Elbasan

28 nëntori “shkrin akujt” mes PS e LSI. Monika Kryemadhi krah Qazim Sejdinit në Elbasan

Publikuar më: 12:55 28-11-2017

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka vendosur të kujtojë 28 nëntorin në qytetin e Elbasanit. Por vizita në këtë qytet duket se ka “shkrirë akujt” mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në Elbasan. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shfaqur përkrah kryetarit socialist të bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, në kuadër të festimeve për festën e Pavarësisë.

Bashkë me ta, kanë qenë edhe deputetë të tjerë të PS dhe LSI.
Në ditën e Pavarësisë, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi uroi shqiptarët nga qyteti i Elbasanit ku u zgjodh deputete më 25 qershor.
Monika Kryemadhi:
“Një ditë historike na rikthen në identitetin tonë kombëtar. Kjo është ditë e rëndësishme dhe tregon se në 105 vite histori, ne të reflektojmë si klasë politike dhe si popull për arritjet dhe gabimet tona. Në këtë ditë pavarësie të jemi të lirë në mendimet tona të këqija për të zhvilluar dhe për të ecur përpara”.

Article Logic
Execution time: 0.0039088726043701