INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

27 koka për të bindur? Rama, më shpejt do të na pranonte SHBA se sa BE[VIDEO]

Publikuar më: 16:34 09-05-2018

Në Ditën Europës, Kryeministri Rama ka lënë mënjanë seriozitetin dhe ka lëshuar pafund batuta, por dhe ka ironizuar kundështarët e tij politikë. Një prej tyre ishte më pikantja kur tha se nëse negociatat do ishin me SHBA dhe jo me BE sot do ishim anëtarë.

“Sot jemi duke u përpjekur që të çelim negociatat për t’u anëtarësuar në BE, mbase po të kishte negociata për në SHBA mund të kishte qenë më e lehtë për t’u anëtarësuar, sepse nuk do të bindnim 27 koka,” tha Rama.
Kryeministri nuk fshehu dëshirën që të jemi sa më parë pjesë e familjes së madhe, por duke përmendur skeptikët, la të kuptohet se jemi vonë.
“Sot kur ne jemi te dera, pas derës jo të gjithë janë optimistë dhe entuziastë për të ardhmen e asaj shtëpie,” theksoi Edi Rama.
Rama gjithashtu zbuloi dhe një vëlla të madh. Rama:“Programi ynë kombëtar i shumëdiskutuar sapo është bërë me një vëlla të madh, programi i Macron, me 5 miliardë euro.”
Kryeministri, Edi Rama iu përgjigj dhe deklaratave të tetë deputetëve të delegacionit të Holandës, të cilët u treguan skeptikë për Shqipërinë në BE duke ironizuar dhe Bashën.
“Më vjen për të qeshur kur vijnë delegacione për të mbledhur fakte, më takojnë mua dhe mikun tim të shtrenjtë, me të cilin na bashkon në rrugë të ndryshme dashuria për Holandën, Lulzim Bashën, dhe largohen. Po çfarë lloj faktesh mund të mblidhen në gjysmë dite, ndërkohë që KE është një ushtri ekspertësh, që hanë fakte, pinë fakte dhe dëgjojnë vetëm fakte,” ironizoi Rama.

 

Article Logic
Execution time: 0.0029659271240234