INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
26 vjetori i themelimit të FRESSH, Rama tregon  për ‘thikat pas shpine’

26 vjetori i themelimit të FRESSH, Rama tregon për ‘thikat pas shpine’

Publikuar më: 14:43 14-01-2018

Forumi Rinor Euro Socialist feston ditën e sotme 26 vjetorin e krijimit të tij.
Në kuadër të kësaj ditë Kryeministri i vendit ka mbajtur një fjalim ku ka radhitur kontributin që PS ka bërë në Shqipëri.

Ai gjithashtu theksoi se qeveria është koalicion me qytetarët dhe jo parti që fusin thika pas shpine.

“Ne nuk mjafton t’u plotësojmë njerëzve nevojën, që e kërkojnë përmes platformës online. Ne kemi bërë koalicion me qytetarët dhe jo me partitë, që i ngulin thikën pas shpine qytetarëve sa fiken kamerat. Shkaktarët e kësaj vuajtje në Hipoteka nuk do të vijojnë më të punojnë. Bashkëqeverisja është edhe nisma dhe projekte. Pesha e madhe në ditën e shkollës është gjithçka që e mbani mend. 6 orë, 6 lëndë, një çante e mbingarkuar. U desh vetëm kurajoja për të besuar e një grupi nënash, prindërish, mësues, që t’i drejtoheshin kësaj platforme. Platforma jonë për të nxitur prodhimin dhe për të hapur një epokë të re në fshat, është një platformë që është e hapur për të gjithë. Nuk na duhet sa më shumë punë në shtet, por një shtet në punë. Me kurajo dhe besim, ju dhe të gjithë të rejat dhe të rinjtë, duhet të shikojnë rrugën e krijimit të punës në rast se kanë ambicie për të marrë një rrogë në provat. Kjo parti, le të thonë të tjerët ca të duan, nuk e ka tradhtuar dhe cënuar interesin kombëtar të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kjo parti nuk ka lëvizur nga boshti i interesit kombëtar.”, tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.0038089752197266