INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
26-vjeçarja dhunohet për gjashtë orë nga ish-i dashuri. E katandisi aq keq sa as vajza e saj nuk e njohu

26-vjeçarja dhunohet për gjashtë orë nga ish-i dashuri. E katandisi aq keq sa as vajza e saj nuk e njohu

Publikuar më: 11:55 15-11-2017

Një mama e re e cila është goditur për orë të tëra nga ish-i dashuri i saj u lëndua kaq keq sa që as vajza e saj nuk e njohu atë. Chelsea Watson iu nënshtrua një dhune të tmerrshme gjashtë-orëshe në shtëpinë e Thug Dean Murphy në Middlesbrough. 38-vjeçari pranoi se shkaktoi dëmtime trupore duk e kërcënonuar se do ta vriste Chelsean.

Chelsea-Watson_2.jpg

Është e sigurt që ai do të shkojë në burg për krimin e bërë. Pas arrestimit të ish të dashurit Chelsea, 26 vjeç, ka folur për sulmin si dhe ka publikuar fotot tronditëse të dhunës ndaj saj. Chelsea, 26 vjeç, kishte mbyllur marrëdhënien me Thug, që rezulton se vuante nga sjellja biploarite. Më 24 shtator, ai i dërgoi një tekst duke i kërkuar një takim si miq në shtëpinë e tij në Middlesborough. 

Chelsea-Watson__1.jpg

"Ai më goditi me xham, duke e vulosur në fytyrën time, më mbyti, më goditi dhe më rrahu", tha Chelsea. "Ai më tërhoqi nga flokët. E gjithë kjo zgjati rreth gjashtë orë, por as nuk mund të arrija që të arratisesha. Unë isha aq keq, thjesht kujtoj se përfundova duke kaluar disa drita semafori në trafik. Unë ende nuk mund të fle sepse kjo më ka torturuar"-rrëfeu ajo detaje nga dhuna e përjetuar.
Por për të, kjo dhimbje nuk ishte asgjë krahasuar me dhimbjen e që pa në fytyrën e vajzës së saj më pas. "Vajza ime e vogël më pa mua me fytyrën e nxirë dhe mavijosur. Ajo njohu zërin tim, por ajo nuk më njohu mua dhe kjo më theu zemrën krejtësisht. Ishte e tmerrshme për tu kaluar. Ajo thjesht po më vështronte, dukej se ishte e tronditur dhe e hutuar”-rrëfeu 26-vjeçarja.

Article Logic
Execution time: 0.0042140483856201