INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
’21 janari’ homazhe tek Bulevardi, Rama: Pres me padurim të dënohen përgjegjësit

’21 janari’ homazhe tek Bulevardi, Rama: Pres me padurim të dënohen përgjegjësit

Publikuar më: 13:12 21-01-2018

Sot mbushen plot 7 vite nga ngjarja e 21 janarit kur humbën jetën 4 persona në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ të cilët kishin dalë për të protestuar.

Në ceremoninë e zhvilluar tek holli qendror i Kryeministrisë, kreu i qeverisë Rama u shpreh se 21 jananari është kthyer në dëshmitar të pafuqisë së njeriut të zakonshëm të këtij vendi. Sipas tij 21 janari është në rrugën e Reformës në Drejtësi.

‘Duhet të ishte bërë me kohë drejtësia por kush nuk e ka bërë kërcënon të marrë peng Shqipërinë duke na penguar për anëtarësimin ne BE. Kërkoj me padurim vendosjen e personave përgjegjës para drejtësisë. Ne do të kontribuojmë që politika të mos e shkëpus shpatën që do të ndaj drejtësinë nga padrejtësia’ u shpreh Rama

Ishte ministrja e Drejtësisë Gjonaj ajo e cila hapi fjalën në ceremoninë përkujtimore duke u shprehur se nuk do të heshtin derisa të vendoset drejtësia.

Pas fjalës së mbajtur janë kryer homazhe në Bulevard në kujtim të 4 viktimave: Zyver Veizi, Aleks Nika, Hekura Deda dhe Faik Myrtaj. Me lule në duar familjarë të shoqëruar edhe nga kryeministri Rama kryen homazhe në nder të 4 viktimave.

Kujtojmë se ata u vranë në 21 janar 2011 gjatë protestës së opozitës Partisë Socialiste në atë kohë. Ata u vranë nga Garda jashtë rrethimit të Kryeministrisë.

Article Logic
Execution time: 0.0037078857421875