INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
2017, viti i Inteligjencës Artificiale. Robotë që marrin shtetësi, e konkurrojnë kardiologët[VIDEO]

2017, viti i Inteligjencës Artificiale. Robotë që marrin shtetësi, e konkurrojnë kardiologët[VIDEO]

Publikuar më: 17:21 29-12-2017

Viti 2017 nuk mund të kuptohet pa inteligjencën artificiale e cila ka fituar terren në të gjitha sferat e jetës, duke konkurruar punën e njerëzve në shumë fusha. Inteligjenca artificiale është një term që përdoret për të përshkruar sistemet ose makinat që imitojnë funksionet njohëse të mendjeve njerëzore, të tilla si mësimi dhe zgjidhja e problemeve. Megjithëse në asnjë mënyrë nuk është një koncept i ri, teknologjia ka përparuar me hapa gjigant duke sjell risi gjatë gjithë vitit. Në mesin e arritjeve më të përfolura  të sistemit AI këtë vit ishte Sofia, një robot humanoid i projektuar nga një kompani në Hong Kong. Sofisë  iu dha shtetësia në Arabinë Saudite, një vend ku gratë nuk lejoheshin të drejtonin deri kohët e fundit. Vendimi mori  kritika të gjera nga gratë, të cilët u shqetësuan nga fakti se një makinë AI mori më shumë të drejta se sa ato. Një robot i quajtur Libratus mundi katër lojtarë në maratonën e pokerit Texas Hold 'em Poker që zgjati 20 ditë, duke fituar më shumë se 1.5 milionë dollarë. Ndërkohë, sistemi i AI i Google 'DeepMind AlphaGo' mundi lojtarin më të mirë të lojës së lashtë kinez të Go-it - që konsiderohet më sfiduese për kompjuterat sesa shah. Tashmë, robotët po ndihmojnë mjekët të diagnostikojnë sëmundjet dhe të parashikojnë jetëgjatësi. Shkencëtarët në Universitetin e Stanfordit kanë zhvilluar një sistem AI që mund të zbulojë rreziqe të parregullta kërcënuese për jetën, që kanë lidhje me ritmin e zemrës.

Article Logic
Execution time: 0.0037651062011719