INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
2016, viti i “artë” për Bebe Rexha, renditet mes 100 artistëve më të mirë të vitit nga “Billboard”

2016, viti i “artë” për Bebe Rexha, renditet mes 100 artistëve më të mirë të vitit nga “Billboard”

Publikuar më: 22:15 25-12-2016

Ka qenë thjesht e pamundur për të mos e vënë re suksesin edhe prezencën e Bebe Rexha-s këtë vit që lamë pas. Nëse do tentonim t’i vinim një epitet vitit 2016 për këngëtaren me origjinë shqiptare, të gjithë jemi dakort se i duhuri do të ishte “i artë”. Hite të mrekullueshme, performanca të zjarrta, dhe vëmendje e pashmangshme. Ajo ka ofruar aftësitë e saj në tekstet e këngëve dhe vokalin e saj të jashtëzakonshëm për artistë të tjerë si Selena Gomez, Pitbull, Tinashe, dhe David Guetta.

Dhe për ta kurorëzuar ashtu siç duhet, “Billboard” e ka rënditur në listën e 100 artistëve më të mirë të vitit 2016.  Ylli i hiteve si “No Broken Hearts” dhe “In The Name of Love” është pozicionuar në vendin e 92-të. Kjo renditje është përcaktuar nga performanca e artistëve në top listat “Billboard Hot 100”, “Billboard 200” dhe “Social 50”.

Top 10 artistët e vitit janë:

Adele

Justin Bieber

Drake

Beyonce

Twenty One Pilots

Rihanna

Ariana Grande

The Weeknd

Coldplay

Shawn Mendes

Article Logic
Execution time: 0.0035669803619385