INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

2016-ta, viti i robotëve për shtëpi

Publikuar më: 13:02 04-01-2016

Në 2016 do të vijë një ushtri e robotëve inteligjentë, gati për të hyrë në shtëpitë tona, për të na ndihmuar në cdo aspekt të jetës së përditshme, që nga pastrimi në kuzhinë, e deri tek ndihma ndaj fëmijëve për të bërë detyrat, apo thjesht shoqëri.


Sipas vlerësimeve të kompanisë Tractica, dhe faqes Robohub, 2016 do të jetë viti i “bum”-it, me një treg që rritet me shpejtësi. Siaps parashikimeve, shitjet e robotëve për shtëpi pritet të rriten nga 6.6 milionë njësi në 2015, në 31.2 milionë brenda 2020.
Inteligjenca artificiale, gjithnjë e më ‘inteligjente’, aftësia për të ndërvepruar me njeriun, aftësia për të lëvizuar në ambiente shtëpiake dhe në lidhje me internetin, praktikisht kudo: “përbërësit për një shpërndarje të vërtetë të robotëve ‘shoqërues’ janë të gjithë. Tashmë do të shohim nëse do të ketë vërtetë një bum të tregut”, ka komentuar për ANSA Filippo Cavallo, studiues i institutit BioRobotik të Shkollës Superiore Sant’Anna në Pisa.


Sipas parashikimeve, në tregun amerikan dhe europian do të ketë dhjetëra modele robotësh, të ideuar për gjithccka, dhe me një kosto që nis nga qindra euro.Megjithatë nga shumë njerëz konsiderohet si “lodra” shumë të shtrenjta. Edhe pse mund të kenë një përhapje të gjerë, janë ende larg për të transformuar tërësisht jetën tonë.

Article Logic
Execution time: 0.0035309791564941