INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
200 euro kompensim për viktimat e dhunës seksuale

200 euro kompensim për viktimat e dhunës seksuale

Publikuar më: 09:10 14-11-2017

Qeveria e Kosovës do të kompensojë viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës. Pagesa e propozuar është 200 euro për një viktimë. “Koha Ditore” shkruan se “Qeveria e Kosovës duhet të marrë tri vendime në mënyrë që Komisioni për verifikimin e viktimave të dhunës seksuale të fillojë procesin e verifikimit. Vendimi për caktimin e shumës së kompensimit të viktimave që do të verifikohen, ai për caktimin e kompensimit që do të marrin anëtarët e Komisionit për verifikimin e viktimave të dhunës seksuale, si dhe vendimi për formimin e sekretariatit të tij duhet të votohen në Qeveri, para se të bëhet hapja zyrtare e procesit të aplikimit për të marrë statusin e viktimës së dhunës seksuale. Për këto tri çështje propozim-vendimet tanimë kanë shkuar në Qeveri, shkruan sot “Koha Ditore”. Kjo media ka më2suar se propozimet janë nënshkruar nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, dhe sekretari i kësaj ministrie, Izedin Bytyqi. As në Qeveri e as në Ministri nuk kanë treguar se kur pritet ato të kalojnë në rend dite për votim në Qeveri.

Article Logic
Execution time: 0.0029458999633789