INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
20 vjet nga filmi ‘Titanic’, ja cilat janë faktet që ndoshta nuk i dinit...[FOTO]

20 vjet nga filmi ‘Titanic’, ja cilat janë faktet që ndoshta nuk i dinit...[FOTO]

Publikuar më: 09:39 18-01-2018

Edhe pse kanë kaluar 20 vite nga publikimi i filmit “Titanic” historia e dashurisë së pamundur të dy të rinjve vazhdon të përlotë sytë e publikut edhe kur shikohet filmi sot e kësaj dite.

Por çfarë e bëri këtë film kaq të veçantë dhe të suksesshëm dhe sa i vështirë ishte realizimi i tij? Kasti i aktorëve ka zbuluar disa detaje interesante dhe eksperiencave që kanë kaluar në setin e xhirimit të tij 20 vite më parë.

Sa i përket përzgjedhjes së aktorëve fillimisht ishte menduar që Robert De Niro do të merrte rolin e kapitenit të anijes por asokohe aktori i madh vuante nga gastriti dhe e kishte të pamundur të merrte pjesë.

 Gjithashtu, Lindsey Lohan e cila asokohe ishte vetëm 9-vjeçe fitoi audicionin për rolin e Cora Cartmell, shoqes së vogël të Jack, por më vonë u skualifikua pasi flokët e saj të kuqe ishin shumë të ngjashme me ato të Rose.

Ky prodhim nuk do të kishte rezultuar aspak i suksesshëm po të mos ishte për regjisorin James Cameron i cili njihet për karakterin e tij të egër nga i cili frikësoheshin të gjithë.

Vetë Kate Winslet është shprehur se kur vinte në prova ishte gjithmonë e frikësuar nga ai dhe e kishte shumë të vështirë të mbante mend rreshtat e saj.

Skena finale ku të gjithë janë duke u mbytur dhe ngrirë së ftohti është xhiruar në një pishinë të madhe sa një stadium futbolli në Canada.

James Cameron është shprehur se temperatura e kësaj pishine artificiale ishte rreth 20 gradë celsius ndërkohë që ngricat dhe fryma e ftohtë që nxirrnin aktorët është krijuar me efekte speciale në studio.

Leonardo Di Caprio ishte i dëshpëruar gjatë xhirimeve pasi hardhuca e tij e shtrenjtë ngordhi pasi u shtyp nga kamioni që transportonte pjesët e anijes.

Një detaj tjetër që ka bërë për të qeshur të gjithë është fakti se 80 anëtarë të këtij kasti janë droguar nga një individ i panjohur, shkruan Syri.net

Gjatë pushimit të drekës dikush ka hedhur një lloj droge në supën e tyre që krijonte iluzione. Për një ditë të tërë askush nuk po e kuptonte se çfarë kishte ndodhur. Dikush qeshte, dikush tjetër qante ndërsa disa vraponin si të çmendur duke bërtitur se kishin parë fantazma.

Po Celine Dion a është një fanse e hitit “My Heart Will Go On? Mesa duket jo, pjestarët e këtij kasti janë të bindur se këngëtarja është detyruar nga menaxheri i saj, për arsye monetare, të këndojë këtë baladë që shiti 15 milionë kopje në të gjithë botën.

 Dhe nëse Jack do të kishte mbijetuar, a do të ishte shndërruar “Titanic” në filmin e dytë më fitimprurës për të cilin të gjithë prekemi edhe pse e kemi parë mbi 10 herë? Përgjigja është jo, Jack, Rose dhe anija janë sinonime, të lidhur me njëri-tjetrin shpirtërisht, por të ndarë fizikisht duke u zhdukur në fund të oqeanit.

Nuk kishte si të përfundonte ndryshe pasi filmat të tillë për tu quajtur të suksesshëm, duhet ta lënë atë ndjesinë e fluturave në stomak dhe shumë pikëpytjeve në mëndje.

sdf9_u-0r.jpg

aerp_gfu90q34.jpg

ero_u-9q34.jpg

aerpf_u0-q34e_34.jpg

sergu_q34.jpg

ser_iq-34r_3.jpg

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.001384973526001
    array(1) { ["section"]=> string(80) "20-vjet-nga-filmi-titanic-ja-cilat-jane-faktet-qe-ndoshta-nuk-i-dinit-foto-47836" }