INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
20 Çrregullimet Mendore më të Çuditshme

20 Çrregullimet Mendore më të Çuditshme

Publikuar më: 16:12 16-05-2018

Të gjithë kemi dëgjuar për ankthin dhe depresionin, por ka kaq shumë çrregullime të errëta të cilat ne nuk i njohim fare.
Mendja njerëzore është një territor i pasigurtë dhe shumë kompleks, por pavarësisht kësaj studimet kanë bërë të mundur të katalogojnë disa nga çrregullimet më të çuditshme dhe të pazakonta.

Këto janë vetëm disa prej tyre:

Sindroma Alice-in-Wonderland

Po, kjo sindromë ekziston. Ajo merr emrin nga romani nga Lewis Carroll dhe ata që e vuajnë kanë një problem me perceptimin. Më specifikisht ata nuk mund të gjykojnë madhësinë e objekteve të caktuara. Disa objekte mund t’ju duken më të mëdha se ç’janë ndërsa disa të tjera më të vogla.

 


Erotomania

Individët që eksperiencojnë erotomaninë janë të bindur se një person, zakonisht dikush me status VIP, ka rënë shumë në dashuri me ta. Edhe nëse personi tjetër e mohon se ka ndienja, një person me eretomani nuk e pranon apo beson këtë fakt.


Sindroma e Kotardit

Një sindromë shumë e frikshme por ama e vërtetë; personi që e vuan mendon se është I vdekur, Gjithashtu e njohur si “Sindroma e Kufomës që Ecën”, ata që vuajnë nga Kotardi janë shumë të vështirë për t’u trajtuar pasi ata nuk besojnë në ekzistencën e tyre.


Sindroma Lima

Shumë nga ne kanë dëgjuar për Sindromën e Stokholmit, ku i rrëmbyeri lidhet emocionalisht me rrëmbyesin. Epo Sindroma Lima është e kundërta; rrëmbyesi lidhet me viktimën e vet.



Capgras delusion

Një nga sëmundjet mendore më të çuditshme, deluzioni i Kapgrasit është një çregullim i frikshëm që vuajtësi mendon se një mik i afërt është zëvendësuar me një mashtrues i cili duket ekzaktësisht si miku i tij por nuk është ai.

 

Folie à deux


Folie à deux domethënë “marrëzia e dy personave” dhe është një delusion i ndarë mes dy personave.Zakonisht ka një person të parë dhe të dytë mes së cilëve ndahet deluzioni. I pari nis mendimet deluzionale dhe ja kalon personit të dytë.

 

 

Sinestezia


Sinestezia një konditë neurologjike në të cilën stimulimet e një shqise kanë një ndikim automatic në një shqisë tjetër. Kështu, ndodh që shumë njerëz shohin numrat si ngjyra, mund të nuhasin fjalët, apo të ndiejnë shijen e objekteve, etj.

 

 

Insertimi i Mendimeve

Një person që vuan nga insertimi i mendimeve beson se mendimet që kanë nuk janë të tyret dhe po vijnë nga një person tjetër. Pork jo gjithashtu, mund të jetë një simptomë e skizofrenisë.

 

 

Sindroma e Parisit


Një sidnromë e veçantë që zakonisht kap turistët japonezë. Sindroma e Parisit konsiston në vizitimin e qytetit në fjalë dhe përjetimi i një zhgënjimi të madh në atë çfarë gjejnë. Simptomat përfshijnë ankthin, haluçiancionet, madje dhe një ndjesi persekutimi.

 

 

Boantropia


Një delusion i çudtishëm ku vuajtësi mendon se është një lopë apo dem dhe fillontë sillet si një i tillë. Ky crregullim zakonisht nis si një ëndërr derisa merr formë edhe në realitet. Sipas “Book of David” (Librit të Davidit), Nebuchadnezzar, Mbreti i mbretërisë Neo-Babilonase, mund të ketë vuajtur nga kjo gjendje pasi shkruhet se “nxitej nga njerëzit dhe hante bar si një dem”.

 

 

Sindroma e Otellos

Për të mos nisur recitimin e Shekspirit, kuptohet që është një çështje xhelozie ekstreme, si edhe personazhi mbas së cilës është quajtur kjo sindromë. Njerëzit e prekur kanë mendime obsesive që i pushtojnë dhe i fiksojnë me idenë se partneri I tyre po I tradhëton. I përndjekin partnerët, i kontrollojnë dhe i marrin në pyetje gjithë kohën.

 

 

Taijin Kyofusho

Kjo është shumë e zakonshme në kulturën japoneze dhe konsiston në të pasurit një frikë të tmerrshme nga bashkëveprimi. Nuk është surprizë që japonezët e vuajnë pasi ata i konsiderojnë shumë të rëndësishme ritet sociale. Frika qëndron në tmerrin se mos vuajtësi do të turpërojë veten apo personin tjetër.

 

 

Sindroma e Ekbomit

Sindroma e Ekbomit i bën njerëzit të besojnë se trupi I tyre është pushtuar nga parazitët, buburrecat, morrat, pleshtat apo krimbat. Ata mund të shkojnë në shumë doktora dhe mund të përpiqen të marrin mjekime. Zakonisht shfaqen me plagë të cilat i kanë bërë vetë nga gërricjet.

 

 

Apotemnophilia

Një nga sëmundjet mendore më të tmerrshme; personi që e vuan ka një dëshirë të paprëshkrueshme për të amputuar një nga gjumtyrët e tij. Gjithashtu e njohur si Çregullimi i Identitetit Integrues të Trupit, nëse vuajtësi nuk merr ndihmë për t’a tejkaluar, ato mund të arrijnë t’a bëjnë dëshirën e tyre realitet.

 


Likantropia Klinike

Kjo sindromë i bën njerëzit të mendojnë se po shndërrohen në një kafshë, jo vetëm ujk. Shumë raste të tilla janë reportuar; njerëzit mendonin se po shndërroheshin në mace, zogj, bretkosa, madje edhe bletë.

 


Sindroma e Dorës Aliene

Kjo sindromë konsiston në kuptimin e parë të fjalës në idenë se njëra nga duart e personit ka mendjen e vet dhe nuk bindet. Kap gjëra, leviz sipas qejfit, shkurt duket sikur është dora e dikujt tjetër.

 


Paramnesia Reduplikative


Një sindromë e çuditshme e cila shkaktohet si pasojë e një dëmtimi të trurit. Njerëzit që vuajnë këtë sindromë besojnë se një vend apo vendodhje specifike ka lëvizur. Për shembull, ushtarët të cilët kanë vuajtur nga dëmtimet në kokë, janë raportuar se besonin që po trajtoheshin në vendin e tyre ndërkohë që ishin mijëra milje larg.

 

 

Sindroma e Dyfishimit Subjektiv

Ata që e vuajnë këtë sindromë mendojnë që kanë një kopje identike por që sillet komplet ndryshe nga ata. Ky person mund të jetë një pjesëtar i familjes apo një I huaj, por zakonisht personi që e vuan nevrikoset shumë për vjedhjen e identitetit nga personi tjetër.

 

 

Sindroma e Stendhal

Kjo sindromë e bën një person të pushtohet aq shumëe nga objekte të bukura apo arti në një hapësirë shumë të vogël kohe. Vuajtësit i përshpejtohen rrahjet e zemrës, i djersiten duart dhe ndihet i pështjelluar dhe i hutuar.

 

 

Autophagia


Autophagia është një gjendje që i bën vuajtësit të hanë veten apo pjesë të vetes. Dhe nëse mendoni se kjo nuk mund të ndodhë, një burrë ka nisur të hajë thonjtë dhe ka përfunduar duke ngrënë gishtat e vet.

Article Logic
Execution time: 0.003917932510376