INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
2 Janari, Dita Botërore e ''ngjizjes'' së fëmijëve! Historiku...

2 Janari, Dita Botërore e ''ngjizjes'' së fëmijëve! Historiku...

Publikuar më: 14:35 02-01-2018

Data 2 janar është Dita Ndërkombëtare e konceptimit të fëmijëve. Kjo ditë mbahet mend si dita ku qindra çifte kryejnë marrëdhënie seksuale me shpresën se do të mbeten shtatëzënë. Britania është shteti që e konsideron më shumë këtë datë dhe e vë në praktikë simbolikën e saj.
Edhe shifrat zyrtare tregojnë se dita më e zakonshme e lindjeve në Britani është 26 shtatori, që përkon me 38 javë pas 2 janarit. Kjo është kohëzgjatja mesatare e një shtatëzanie. Ekspertët argumentojnë se shërimi i dhimbjes së kokës, që vjen pas dehjes në natën e Vitit të Ri, apo edhe dëshira për të kaluar pak kohë bashkë para se të kthehen në punë i shtyjnë çiftet të mendojnë për ngjizjen e një fëmijë.

Article Logic
Execution time: 0.0038700103759766