INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
16 viktima e dhjetëra të zhdukur nga përmbytjet [VIDEO]

16 viktima e dhjetëra të zhdukur nga përmbytjet [VIDEO]

Publikuar më: 10:30 16-11-2017

Shkon në 16 numri i viktimave në Greqi, si pasojë e motit të keq. Sipas të dhënave të fundit të autoriteteve Greke, jo vetëm është rritur numri i viktimave por edhe ai i të lënduarve apo të zhdukurve.
Pjesa më e madhe e viktimave janë persona të moshës së tretë, të cilët fatkeqësisht nuk mundën të largoheshin nga banesat e tyre, duke humbur jetën. Niveli i lartë i ujërave të përmbytjeve detyroi banorët të braktisnin katet e para. Shumë prej tyre u ngjitën në tarracat e ndërtesave, për të kërkuar ndihmë.
Qytezat më të dëmtuara janë ato të Nea Peramos dhe Megara-s, në perëndim të kryeqytetit Athinë. Reshjet e dendura i shndërruan autostradat brenda pak minutash në lumenj të furishëm, që morën përpara vetura furgonë, e madje edhe kamionë të tonazhit të rëndë. Numërohet 500 shtëpi të dëmtuara dhe qindra makina.
Është një katastrofë natyrore, gjithçka është zhdukur, tha kryebashkiaku i qytezës së Mandra-s për mediat greke. Në disa lagje të rajonit historik të Atikës, ujërat e vrullshëm që sollën me vete llum e baltë arritën një nivel prej më shumë se 1.5 metrash. Autoritetet greke angazhuan qindra forca e mjete të ekipeve të emergjencës për t’u ardhur në ndihmë banorëve në nevojë. Kryeministri grek Aleksis Cipras shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe mori menjëherë drejtimin e shtabeve të emergjencës për kontrollin nga afër të situatës.

Article Logic
Execution time: 0.0035111904144287