INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
13 të vdekur nga përmbytjet në Kaliforni

13 të vdekur nga përmbytjet në Kaliforni

Publikuar më: 10:27 10-01-2018

Të paktën 13 persona kanë vdekur si pasojë e rrëshqitjeve të dheut në Kaliforninë Jugore, ku shirat e dendur shkaktuan përmbytje. BBC raporton se rreth 163 persona janë dërguar në spital. Njëzet prej tyre kanë marrë lëndime nga stuhia dhe katër të tjerë janë në gjendje kritike. Një grup prej deri në 300 personash thuhet se janë bllokuar në Romero Canyon, në lindje të Santa Barbara.

pembytje_kaliforni.jpg

Policia tha se skena “dukej si një fushëbetejë e Luftës së Parë Botërore”. Shërbimet e emergjencës thanë se pritet që numri i personave të vdekur të rritet. Mijëra persona u larguan nga përmbytja dhe më shumë se 50 prej tyre janë shpëtuar. Disa banorë lokalë është dashur të largohen nga shtëpitë e tyre brenda një muaji është dashur t’i lëshojnë shtëpitë e tyre dy herë – muajin e kaluar për shkak të zjarreve dhe këtë javë për shkak të shirave.

Article Logic
Execution time: 0.0038120746612549