INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
12 mësime të rëndësishme që të gjithë ne kemi marrë nga këngët e Alban Skënderaj [VIDEO]

12 mësime të rëndësishme që të gjithë ne kemi marrë nga këngët e Alban Skënderaj [VIDEO]

Publikuar më: 16:38 05-07-2018

Alban Skenderaj ka ditur si të fitojë zemrat e publikut dhe kjo falë muzikës dhe teksteve të tij të këngëve. Ai nuk është aspak një këngëtar komercial, por synon që nëpërmjet muzikës së tij të komunikojë dhe të japë mesazhet e duhura. Sot në emisionin “Fun Day” me moderatoren Fatma Methasanin nëpërmjet një inserti janë treguar disa mësime që të gjithë ne kemi marrë nga këngët e Albanit.

 

1.Kënga e tij e fundit “Drejt Suksesit” vjen në bashkëpunim me Noizy-n, i cili na motivon që të besojmë tek ëndrrat tona.


2.Ai vazhdon duke na thënë që jemi vetëm ne ata që vendosim se si do të jetë fati dhe jeta jonë


3.Muzika është ushqim i shpirtit dhe këtë na e thotë tek kënga “Imagjino” me DJ Sardin.


4.Këngët e tij edhe pse balada, janë shumë pozitive, e tillë është kënga “Ende ka shpresë”, e cila i thotë të gjitha nëpërmjet titullit.


5.Alban Skënderaj me këngën “Më prit atje” na kujton të gjithëve se jeta është shumë e shkurtër, prandaj duhet jetuar çdo moment me personat e zemrës.


6.“Mire se vjen në shpirtin tim”, tregon gjithë vështirësitë që njeriu kalon gjatë jetës, por sidoqoftë duhet të mbetemi optimist, pasi nesër do të jetë më mirë se dje.


7.Albani i këndon gjithmonë dashurisë, por sipas tij dashuria vjen vetëm njëherë në jetë.


8.Sigurisht që të gjithë ne kemi pësuar zhgënjime në dashuri.


9.Por pavarësisht padrejtësive dhe vështirësive në jetë, arrijmë që të jemi ende gjallë.


10.Një ndër gjërat më të rëndësishme që kemi mësuar tek kënget e Alban Skënderaj është se gjithmonë duhet t’i vlerësojmë gjërat që kemi.


11.Por edhe që të ndjekim gjithmonë zërin e zemrës.


12.Cuna, nëse doni që të merrni ‘po’ nga personi juaj i zemrës, dëgjoni këngën “Nëse thua po’ të Albanit që të bëni propozimin ideal.

 

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00091409683227539
    array(1) { ["section"]=> string(92) "12-mesime-te-rendesishme-qe-te-gjithe-ne-kemi-marre-nga-kenget-e-alban-skenderaj-video-63931" }