INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
12 arsye pse femrat kërkojnë të kenë pranë një mashkull më të madh se vetja

12 arsye pse femrat kërkojnë të kenë pranë një mashkull më të madh se vetja

Publikuar më: 23:40 05-06-2018


Është e qartë që shumica e femrave zgjedhin për shokun e tyre të jetës dikë që është më i madh në moshë se ato. Por pse ndodh kështu?

Përveç paragjykimeve që mund të lindnin në rastet kur femrat mund të ishin më të mëdha në një çift, ekspertët kanë zbuluar se janë pikërisht këto 12 arsye se pse femrat kërkojnë të kenë pranë një mashkull më të madh se vetja:

Meshkujt më të mëdhenj nuk ndihen të frikësuar për t’i lënë bashkëshortet të arrijnë objektivat që i kanë vendosur vetes.

Meshkujt më të mëdhenj janë më të vetëdijshëm për mungesën e perfeksionit, ndaj nuk fantazojnë se mund të gjejnë një femër perfekte.

Komunikojnë në mënyrë më të hapur dhe e njohin mirë bashkëshorten e tyre, ndaj nuk i keqkuptojnë gjërat që ajo bën apo thotë.

Nuk i kujtojnë më problemet e kaluara dhe nuk i kthehen më diskutimeve të mbyllura.

Nuk janë xhelozë, sepse mosha e tyre e madhe i ka bërë më sigurtë tek vetja dhe tek personi që kanë në krahë.

Nuk lejojnë asnjë që t’i ofendojë apo bezdisë, sidomos kur janë me bashkëshorten e tyre në krah.

Meshkujt më të mëdhenj në moshë nuk kanë frikë nga sfidat dhe rrezikojnë vazhdimisht për të përmirësuar jetën e tyre.

Nuk e shohin punët si diçka të bezdisshme, me të cilën duhet të përballen dita-ditës.

Nuk kanë frikë për të marrë vendime të vështira, madje shpesh frymëzojnë dhe partneret e tyre të marrin vendime të guximshme.

Nuk i vendosin vetes objektiva që s’i arrijnë dot, shkruan joq.al. Meshkujt më të mëdhenj në moshë janë më të kujdesshëm dhe me këmbë në tokë.

Nuk janë impulsivë dhe nuk i kontrollojnë gjithë kohës bashkëshortet e tyre.

Janë më të pjekur dhe dinë se si ta bëjnë femrën në krahë të ndihet më e sigurtë dhe më e dashur prej tyre.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0008080005645752
    array(1) { ["section"]=> string(81) "12-arsye-pse-femrat-kerkojne-te-kene-prane-nje-mashkull-me-te-madh-se-vetja-60804" }