INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
11 momentet më të rëndësishme të modës që na kanë lënë pafrymë gjatë 2018-ës! [FOTO]

11 momentet më të rëndësishme të modës që na kanë lënë pafrymë gjatë 2018-ës! [FOTO]

Publikuar më: 17:19 03-01-2019

2018 ishte një vit me ngjarje shumë të rëndësishme mode dhe plot inovatore që të gjithëve na kanë lënë pafjalë. Mund të themi që viti 2018 solli një ndryshim pozitiv në botën e modës që padyshim do të lërë gjurmë. Moda u bë zëri i shumë grave nëpër botë dhe lëvizja më feministe që mund të kishim parë kohët e fundit. 

Edhe pse tashmë jemi futur në 2019, le të hedhim një vështrim mbrapa tek viti që lamë pas duke rikujtuar momentet më të rëndësishme të modës që do t’i kujtojmë edhe këtë vit të ri:


1.Gratë përdorën tapetin e kuq të ‘Golden Globe’ për të bërë një deklaratë feministe
Viti 2018 nisi me paraqitjen e aktorëve të njohura si Merly Streep deri tek Emma Stone të veshura të gjitha me të zeza në formë proteste kundër ngacmimeve seksuale në Hollyëood. Nëpërmjet lëvizjes ‘Time’s Up’ ato kërkuan barazi gjinore.

gettyimages-903623756-1545067960.jpg

 


2.Naomi Campbell dhe Kate Moss u rikthyen në sfilatat e modës
Supermodelet e viteve ’90, Kate Moss dhe Naomi Campbell u rikthyen në sfilatën e fundit të Kim Jones si drejtor kreativ në koleksionin e meshkujve të Louis Vuitton dhe u komentua si një lajm shumë i rëndësishëm në botën e modës për 2018-ën.

gettyimages-906437526-1545020410.jpg

 


3. Louis Vuitton shënon histori
Louis Vuitton bëri histori në 2018-ën duke vendosur Virgil Abloh si drejtorin artistik në Louis Vuitton Menswear. Është drejtori i parë me ngjyrë (afrikano-amerikan) në krye të një firme kaq të rëndësishme mode. Koleksionin e tij ai e shfaqi në qershor dhe shfaqja përfundoi me një moment emocional midis Abloh dhe bashkëpunëtorit të tij të vjetër Kanye West.

Kanye-Virgil1.jpg

 


4.Rihanna na bekoi të gjithëve 
Tema e vitit 2018 në Met Gala ishte: “Trupat Qiellorë: Moda dhe Imagjinata Katolike”, e cila tregon se si katolicizmi ka pasur ndikim mbi modën përgjatë gjithë historisë. Ylli i muzikës pop, Rihanna për t’ju përmbajtur temës u shfaq si një Papë me minifund që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

gettyimages-955862816-1545020429.jpg

 


5.Influenca e pakontrolluar e Meghan Markle në modë
Nga dasma mbretërore e shikuar në gjithë botën deri tek lajmi i shtatzanisë, Meghan Markle ishte njeriu më i kërkuar dhe më i komentuar në 2018-ën. Tani zyrtarisht një dukeshë, të gjithë sytë janë tëk Markle e cila nuk zhgënjen asnjëherë më paraqitjet e saj dhe është komentuar si femra më me influencë në modë për 2018-ën.

hbz-meghan-markle-comp-1545065756.jpg

 


6. Ndalimi i përdorimit të lëkurës dhe gëzofit të kafshëve
Disa firma të rëndësishme mode si Gucci, Versace, Burberry etj., kanë deklaruar që nuk do të përdorin më lëkurë kafshëve ne koleksionet e tyre dhe kjo është pritur pozitivisht dhe është duartrokituar nga të gjithë.

Fashion-with-a-Conscience-Donatella-Announces-Versace-will-goFur-Free.png

 


7. Një yll i vërtetë lindi në vitin 2018 në tapetin e kuq
Sigurisht që e kemi fjalën për Lady Gagën ku mund të themi me plot bindje që 2018 ishte viti i saj dhe ka shkëlyqer me paraqitjet gjatë premierës së filmit ‘A star is born’ apo dhe në çdo event tjetër të rëndësishëm. Kritikët e modës dhe revistat më të rëndësishme kanë komentuar pozitivisht veshjet e saj.

hbz-lady-gaga-comp-1545064883.jpg

 


8. Sfilata e Savage x Fenty e Rihannës
Rihanna solli një sfilatë të shkëlqyer të Savage x Fenty gjatë javës së modës në New York që u komentua gjërësisht. Ajo solli një koleksion gjithëpërfshirës dhe në sfilatë ecën modele shtatzënë, duke dhënë mesazhin në këtë formë që të gjithë femrat janë të bukura dhe meritojnë të vishen bukur. Bad Gal Riri knows best.

gettyimages-1032416234-1-1545020454.jpg

 


9. Skandali Dolce & Gabbana vs Kina
Marka e famshme u akuzua për racizëm pasi në 3 reklamat e publikuara së fundmi u shfaq një vajzë kineze të cilës i thuhet se si të përdor shkopinjtë. Këto positme janë konsideruar raciste, prandaj në këtë mënyrë është anulluar sfilata që D&G do të mbante në Shangai.

Dshm6zkWwAAbGVo.jpg

 

 

 


10.Kaia Gerber u shpall modelja e vitit
Kaia Gerber, vajza e supermodelës Cindy Crawford, është kurorëzuar Modelja e Vitit në eventin vjetor të Fashion Awards 2018. Vetëm 17 vjeç, Kaia është bërë modelja më e re që nderohet me këtë çmim. Supermodelja u përball me konkurrente të forta si Bella Hadid dhe Ëinnie Harloë për të marrë në shtëpi çmimin prestigjioz. Kjo është një arritje e pabesueshme për adoleshenten që filloi modelimin shtatorin e kaluar, vetëm 4 ditë pas ditëlindjes së saj të 16-të. Vlen të theksojmë se ajo ka parakaluar në sfilatat e markave më të rëndësishme të modës duke lënë gjurmë.

image.jpg

 

 

11. Michael Kors blen Versace-n për 2.1 miliardë dollarë
Versace i është shitur grupit amerikan, Michael Kors, kundrejt vlerës prej 2.1 miliardë dollarësh, si një ndër shembujt e fundit ku një brand europian shumë i suksesshëm mode, i krijuar që nga themelet e tij nga anëtarët e një familjeje, i shitet një shtëpie tjetër të rëndësishme mode. Pas mbylljes totale të marrëveshjes, emri i Michael Kors do të ndryshohet në Capri Holdings. Ndërkohë që Donatella Versace një prej themelueseve të Versaces do vazhdojë të jetë në postin e drejtueses artistike./intv.al/Irini Meçe/

 kors-versace.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0042719841003418