INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
105-vjetori i policisë, nderohen 4 drejtorë

105-vjetori i policisë, nderohen 4 drejtorë

Publikuar më: 09:23 13-01-2018

Me rastin e 105-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit është vendosur të mbahet në Lezhë një aktivitet ku do të vlerësohen me çertifikata katër drejtorë policie.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë  kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm. Do të nderohen me nga një certifikatë drejtori i Policisë së Tiranës Ardi Veliu; drejtori i Policisë së Durrësit Alfred Çepe, drejtori i policisë së Shkodrës Gjovalin Loka dhe drejtori i komanduar i policisë së Elbasanit Altin Qato.

Një tjetër zhvillim që pritet të ndodhë sot gjatë aktivitetit në Lezhë sipas burimeve është edhe emërimi i drejtorit të ri të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që do të pasojë Haki Çakon.

Mësohet se kanditaturë e mundshme është edhe Sokol Bizhga, i cili i plotëson kriteret pasi ka 18 vite në polici pa shkëputje dhe mban prej vitesh gradën drejtues i parë. Bizhga ka që prej të premtes që shoqëron ministrin Xhafa në Lezhë. Bizhga është përfolur edhe si kandidat për postin e drejtorit për rendin e sigurinë publike.

Article Logic
Execution time: 0.0021219253540039