INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

100 mjekë mungojnë në rrethe! Bonusi 250 mijë lekë “joshi” vetëm 14 specialistë[VIDEO]

Publikuar më: 15:03 05-06-2018

“Nevojat për mjekë specialistë në rrethe janë 100. Afati i aplikimit të mjekëve që duan të punojnë në rrethe duke marrë një bonus përfundon në shkurt”, këtë ka thënë disa muaj më parë në një intervistë për IN News, zëvendësministria e Shëndetësisë, Mira Rakacolli. Ajo ka sqaruar se mjekët që do shkojnë në rrethe do të marrin 250 mijë lekë në muaj.

Po afatet për plotësimin spitaleve të rretheve me afro 100 mjekë specialistë kanë përfunduar. Edhe pse bonusi është shumë joshës, gjatë një kërkimi që bëmë mësuam se as një e katërta e nevojave s’ështe plotësuar me mjek. Këtë në një farë mënyre e ka bërë me dije dhe Kryeminisitri Rama, që hedh herë pas herë në facebook video të rasteve të mjekëve që kanë lënë qytetet e mëdha apo dhe shtetet e huaja për të punuar në spitale të thella me një pagesë të majme. Po gjithësesi deri tani vetëm 14 mjekë kanë shkuar në rrethe.

Article Logic
Execution time: 0.00360107421875