INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 vite të dashuruar, por nuk do ta besoni si ka lindur historia e dashurisë së Albanit dhe Miriamit! [FOTO]

10 vite të dashuruar, por nuk do ta besoni si ka lindur historia e dashurisë së Albanit dhe Miriamit! [FOTO]

Publikuar më: 18:56 25-10-2017

Albani dhe Miriami janë padiskutim një nga çiftet më simpatikë dhe më të dashur për publikun shqiptar. Të dy janë shumë të suksesshëm, por edhe pse janë të tillë gjithmonë janë kujdesur që jetën e tyre ta mbajnë gjithmonë privat. Ata janë të dashuruar prej 10 vitesh e prej gati 2 vitesh janë prindër të një vajze të quajtur Ameli. Por e dinit që shkaku për njohjen e tyre ka qenë pikërisht babai i Miriamit? Këtë e ka rrëfyer vetë këngëtarja e njohur në emisionin “Rudina”, ku tregoi për fillimet e dashurisë me Albanin .

"Babi insistonte që të bëja një duet me Albanin. Më thoshte që në Shqipëri është një artist shumë i mirë dhe që do ju shkojnë zërat. E mori në telefon Albanin dhe direkt ma kaloi mua telefonin", tha Miriami duke treguar kështu se kjo ishte biseda e parë me Albanin. "Më pas rastësisht unë dhe Albani u takuam në një event në Zyrih ku ishim të dy të ftuar. Aty filloi gjithçka. Më vonë bëmë edhe këngën bashkë", përfundoi këngëtarja.

babi.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039510726928711