INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 talentët që pritet të shkëlqejnë në Europian, mes tyre edhe Hysaj [FOTO]

10 talentët që pritet të shkëlqejnë në Europian, mes tyre edhe Hysaj [FOTO]

Publikuar më: 19:04 09-06-2016

Edhe 1 ditë na ndan nga fillimi i Kampionatit Europian dhe padyshim e gjithë vëmendja do të jetë në Francë. Nëse ekipet kombëtare do të luftojnë shumë për të fituar këtë eveniment prestigjoz, menaxherët e klubeve të futbollit do të kenë një tjetër qëllim. Skuadrat e mëdha do ti japin shansin talenteve që të tregojnë aftësitë dhe të shpërthejnë në Euro 2016, dhe duke parë “Vitrinën” e tejmbushur, menaxherët do ta kenë shumë të vështirë të zgjedhin midis futbollistëve premtues. Mirëpo prestigjozja britanike Daily Mirror ka rënditur talentët që pritet të shpërthejnë në këtë kompeticion, dhe sigurisht që në këtë listë, nuk mund të mungonte mbrojtësi shkodran, Elseid Hysaj.

 

Përvec futbollistit të Napolit, në listë janë edhe blerja më e re e Bayern, Renato Sanches, që luan me Portugalinë, Dele Alli i Anglisë, Leroy Sane i Gjermanisë, Coman i Francës,  Lindelop i Suedisë, Carasco i Belgjikës, Milik i Polonise, Calhanogglu i Turqisë dhe lista mbyllet me  Embolo të Zvicres.

Article Logic
Execution time: 0.0021359920501709