INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
10 ikonat e modes dhe stilet me të cilat ato ‘’na bekuan’’, që ne ende i ndjekim [FOTO]

10 ikonat e modes dhe stilet me të cilat ato ‘’na bekuan’’, që ne ende i ndjekim [FOTO]

Publikuar më: 18:12 09-05-2018

Audrey Hepburn: Fustani i Vogël i Zi

audrey.jpg

Disa mund t’a argumentojnë faktin se Audrey Hepburn është arsyeja për fiksimin e modës me veshjen e vogël të zezë. Look-u i saj klasik Holly Golightly nga “Breakfast at Tiffany’s” është një nga fotografitë më ikonike të "Hollywood-it të Vjetër". Fustani thjeshtë Givenchy, gjerdani me vargje perlash, syzet e diellit të bardha e të mëdha, vëthët diamant dhe pipëza e gjatë e cigares do të njihen gjithmonë si look-u Audrey Hepburn !

Diana Ross: Maksimalizmi

diana_ross.JPG

Ndonëse stili i Diana Ross ndryshoi përgjatë karrierës, Motown nuk do të ishte çfarë është sot pa ndikimin e saj. Nga paruket ekstravagante deri te fustanet e stolisura, Diana hodhi një dritë pozitive mbi termin 'diva' dhe fshiu vizën midis kostumeve “madhështore” dhe veshjeve të përditshme.

Elizabeth Taylor: Mbretëresha e Diamantëve

elizaberth.JPG

Ndjenja e modës së Elizabeth Taylor mund të përshkruhet vetëm si “e patrembur”. Ajo dha një aluzion të magjepsjes kudo që shkonte me jakat e saj të tërhequra për poshtë, peliçet dhe aksesorët që vendoste në kokë të cilët edhe sot do të konsideroheshin mbi të zakonshmen. Megjithatë, dashuria e Elizabeth Taylor për shkëlqimin vërehej gjithmonë. Impakti i saj në industrinë e modës është ende i dukshëm.

Grace Kelly: Princesha Shkollare

grace_kelly.JPG

Stili klasik dhe i sofistikuar i Grace Kelly ishte gjithmonë pa asnjë cen. Veshjet e saj femërore ikonike dhe kompletet e saj artizanale e bënë atë një nga ikonat më me ndikim të kohës së saj. Në fakt, Hermes riemërtoi një nga çantat e veta “The Kelly Bag”, pasi aktorja ishte parë me një të tillë shpesh.

Jacqueline Kennedy Onassis: Chic Simple (Shik & Thjeshtë)

jacqueline_kennedy.JPG

Jackie Kennedy kapi vëmendjen e publikut me stilin e saj shumë shik por në të njejtën kohë shumë të thjeshtë. Nga kostumet klasike të Chanel te kapelet e vogla Halston, ajo reformoi sensin e modës conservative dhe la pas një trashëgimi me shumë vlerë.

Katharine Hepburn: Zonja e Parë e Rrobave Mashkullore

katharine.JPG

Katharine Hepburn ishte një ndër aktoret më të idealizuara të brezit të saj. Në ekran, Katharine kishte stilin e saj, i cili personifikonte look-un amerikan të kohës, ndërkohë që jashtë televizionit gardaroba e saj favorizonte veshjet sportive. Gjithsesi, kostumet që ajo vishte në ekran, janë ato që shndërruan look-un Hepburn në atë që është sot.

Lauren Bacall: Mbretëresha e Printeve

lauren_bacall.JPG

Nga bluzat e mëndafshit, te xhaketat, fundet e ngushta (pencil) dhe pantallonat e gjera, Lauren transformoi veshjet profesionale në një stil glamur por shumë të thjeshtë.

Madonna: Costume Couture

madonna.JPG

Madonna është diva pop e modës së vjetër. Megjithëse në fillimet e saj në vitet 80’ kishte një stil djaloshar, shumë shpejtë ajo evoloi në një nga gurutë më influences në botën e modës. Në fakt, koncertet nuk do ishin aq magjepsëse po të mos ishte për zgjedhjet e Madonnës në skenë, të cilat ndryshuan mënyrën se si njerëzit i shohin artistët.

Marilyn Monroe: Format e “Rrezikshme”

merilyn.JPG

Marilyn Monroe prezantoi sex appeal-in në industrinë e modës. Nga bikinit me bel të lartë e deri te pamja e saj klasike në The Seven Year Itch, Marilyn shtroi rrugën e saj në Hollywood-in mbushur me trende luksoze dhe krijoi një trashëgimi e cila vazhdon të jetë prezente në mënyrë të vazhdueshme.

Twiggy: Modelja Moderne

twiggy.JPG

Twiggy lulëzoi shpejt drejt famës mbasi u fotografua me lyerjen e syve si kukull, trend i cili ende nuk ishte ekploruar mjaftueshëm. Sapo ajo i siguroi vetes titullin “it girl”, u shndërrua një ikonë mode e cila binte në sy për stilin e saj të guximshëm të viteve 60’!

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00099611282348633
    array(1) { ["section"]=> string(86) "10-ikonat-e-modes-dhe-stilet-me-te-cilat-ato-na-bekuan-qe-ne-ende-i-ndjekim-foto-57831" }