INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 gjëra që DUHET të dini para se të bëheni 30 vjeç!

10 gjëra që DUHET të dini para se të bëheni 30 vjeç!

Publikuar më: 13:23 18-07-2019

1-Nuk mund të mos futet në këtë listë, një ‘mësim’ për rrjetet sociale. Ndaj para se të ndërroj prefiksin, kam mësuar të ‘bllokoj’ në mendjen time komentet e rrjeteve sociale. Kjo nuk do të thotë se mua nuk mund të më komentojnë në facebook, twitter, apo Instagram, miq, të njohur, apo edhe të panjohur janë të lirshmë të shkruajnë, por tanimë pjesën më të madhe të këtyre komenteve nuk i lexoj fare. Pozitive apo negative qofshin këto komente, tanimë prej kohësh ata nuk e bëjnë ditën time.

2-Të jesh e mirë dhe e ëmbël me të gjithë, nuk është gjithmonë zgjedhja e duhur. Ti mund të jesh rritur në një familje që të kanë mësuar se mirësjellja është përherë zgjedhja e duhur, në çdo rast. Mund t’I kesh ndjekur me përpikmëri këto mësime, për vite me radhe, por unë kam kuptuar se shpesh mirësjellja më është marrë për dobësi. Ndaj ende pa mbushur 30 vjeç, mësova se sjellja e duhur është ajo e gjarprit: Nëse më ngacmon, të helmoj!

3-Të provosh dhe të dështosh, të provosh sërish e të dështosh sërish, është diçka krejt normale. Nëse vite më parë, çdo ‘dështim’ sado i vogël për mua ishte ‘fundi I botës’ dhe shpesh hidhërimi më mbyste dhe më pengonte të provoja sërish, tani mendoj se e kam kuptuar mirë filozofinë e dështimit. Nëse jeni në kërkim të asaj çfarë doni në të vërtetë, nuk ka rëndësi sa herë rrëzoheni, e rëndësishme është që në çdo pengesë, dështim, rrëzim të mësoni diçka, t’a ktheni dështimin tuaj në TË MIRA për të vijuar më tej të provoni. Nëse destinacioni është ajo çka ju vërtetë e doni shumë, rruga e vetme është të provosh, e provosh, e provosh…

4-Ka mësuar të dua çdo ‘copë’ dhjami të trupit tim. Kam kaq vite që punoj për të kualifikuar trurin tim, ndaj asnjë imperfeksion fizik nuk do të mund të ndikojë më në atë çka unë jam. Kam mësuar gjithashtu se çdo gjë kërkon kohën e saj dhe nëse unë vendos të mbaj dietë, e di që rezultati nuk do të vije pas një jave, as pas 1 muaji..

5-Evitoni dramat. Jeta ime është shumë e zënë për t’u marrë me dikë që ka vetëm kritika për mua, ndaj bllokimi i numrit nuk është ndonjë veprim mizor (seriozisht). Ky veprim kaq i thjeshtë në telefonin tuaj do të mund t’ju bëjë që evitoni drama krejt të panevojshme.

6-Askush aty jasht nuk do të mund të ndikojë në zgjedhjet e mia: Kam kaluar shumë vite, teksa shqetësohesha se çfarë apo si e shohin të tjerët marrëdhënien time personale. Kam kaluar vite duke lexuar apo parë shembujt e çifteve të lumtur në revista, apo teksa rendis dhe krahasoj tiparet që duhet të kenë ‘copule coals’ me situatën time dhe me zë të ulët kam pranuar me veten time, që shume prej atyre ‘kritereve’ çifti ynë nuk I plotëson, ama në lidhjen tonë ka shumë dashuri e lumturi. Vetëm tani e kam kuptuar se standartet e asaj çfarë dua i vendos vetëm unë, e askush tjetër.

7-Të kërkoj falje: Në të 20-tat e mia t’I kërkoja falje dikujt për mua ishte shenjë e një karakteri të dobët, e kjo shpesh më ka krijuar probleme në raportet njerëzore. Por tani jo, me kohën mësova se të thuash ‘më fal’ përkundrazi tregon pjekuri dhe se je I rritur mjaftueshëm për të kuptuar gabimet e tua e për të marrë përgjegjësitë e tua.

8-T’i thuash një burri se ju pëlqen, nuk tregon aspak se ju jeni e nxituar. Burrat dhe gratë janë njerëz, me ndjenja, përjetime, frikëra e pasiguri. Askund nuk është shkruar se është mashkulli ai që duhet ta marrë hapin i pari, ndaj nëse ju pëlqen dikush thjesht, thojani.

9-Të vlerësosh gjërat e vogla: Një kafe në ulur në kuzhinën e vogël të shtëpisë, teksa hedh vështrimin nga dritarja në oborin ku jam rritur, shijon më shumë se çdo kafe tjetër në një bar luksoz. Një shëtitje në park, një telefonatë me prindërit, një drekë në shtëpinë e mamit, një lojë shah me babin, apo çdo gjë tjetër që disa vite më parë nuk më dukeshin shumë ‘cool’, tani më japin qetësinë dhe sigurinë që më duhet.

10-Udhëtimet; kudo e kurdo t’ju jepet rasti jini gjithmone gati për të udhëtuar. Në të 30-tat të udhëtosh nuk do të thotë vetëm të bësh plazh, ski, apo të rrëkëllesh disa gota me miqtë deri në agim…por shumë më shumë se kaq, udhëtimet janë libra e enciklopedi ku gjthçka mësoni ju mund edhe ta ndjeni.

Article Logic
Execution time: 0.0025091171264648