INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
10 filma horror që janë vizualisht të bukur dhe plot me stil [FOTO]

10 filma horror që janë vizualisht të bukur dhe plot me stil [FOTO]

Publikuar më: 12:10 05-10-2017

Guxim, gjak i derdhur dhe… stil? Zhanri i filmave horror njihet për skena dhe imazhe të frikshme, brutale dhe aspak të këndshme pë rata që kanë një zemër të dobët. në këtë rast, ama, ne kemi veçuar disa që jo vetëm janë të frikshëm, por tepër të bukur për t’u parë nga ana estetike. E kemi fjalën për ngjyrat, kostumet, dritat, ambientet etj. Hidhini një sy më poshtë:

The-Original-Rosemarys-Baby.jpg

Rosemary’s Baby
Nuk ka asgjë të bukur në historinë shokuese të regjisorit kontroversial, Roman Polanski, në filmin e tij të vitit 1968 lidhur me kultet dhe ritualet satanike që terrorizojnë një femër të re. Vizualisht, ama, mbetet si një nga filmat horror më interesantë për t’u parë. Ngjyrat pastel ku dominon e verdha, veshjet elegante të Rosemary (që janë në modë edhe në kohët e sotme) si dhe arredimi i shtëpive sikur të “qetësojnë” pak teksa shikon filmin.

film_crimsonpeak_featureimage_desktop_1600x9001.jpg

Crimson Peak
Një romancë gotike tragjedike , Crimson Peak e regjisorit Guillermo del Toro ka kostume kaq të bukura të shekullit të 19-të dhe një atmosferë kaq romantike nga qirinjtë, antikuarët dhe szbukurimet e tjera arkitekturore të ndërtesave, sa nuk të bën të mbyllësh sytë kur shfaqet ndonjë fantazëm.

black-swan-1200-1200-675-675-crop-000000.jpg

Black Swan
Filmi psikologjik, horror dhe thriller i mjeshtrit Darren Arronofsky, është me gjithë mend shqetësues, por në të njëjtën kohë mbresëlënës. Black Sëann është një ëndërr vizuale me gjithë ato motive femërore, tyli i fustaneve të balerinave dhe ngjyrat pastel në kontrast me të zezën dhe të bardhën e kostumeve skenike.

the-neon-demone-one.jpg

The Neon Demon
Ky film i Nicolas Winding Refn dhe me aktoren Elle Fanning për supermodelet ofron një atmosferë surreale dhe të mbinatyrshme me gjithë madhështinë dhe shkëlqimin e industrisë së modës. Përgatituni për drita neoni, ngjyra të ëmbla dhe stil dramatik.

s1.jpg

Suspiria
E mbytyr në eksrpesionizmin Gjerman dhe art deko, regjisori italian Dario Argentino, sjell një përrallë të errët dhe luksoze.

house4.jpg

Hausu
Filmi komedi-horror i vitit 1977 nga Nonuhiko Obayashi vjen në formën e një udhëtimi psikedelik me ngjyrat e ylberit, kimono me lule dhe koka fluturuese.

carrie.jpg

Carrie
Filmi i vitit 1976 të Brian De Palma, bazuar në librin e Stephen King me të njëjtin titull, Carrie është gjithashtu i mbushur plot me ngjyra. Nga ngjyra delikate rozë e fustanit të Carrie tek balloja e maturës plot me shkëlqim, ky film horror bëhet kaq i “këndshëm” për syrin, por aspak për mendjen.

Tale-of-Two-Sisters-image-2.jpg

A Tale of Two Sisters
Një histori fantazmash tepër emocionuese e sjellë në formën e një thrileri psikologjik, filmi Korean i vitit 2003 nga Kim Jee-woon është i mbushur plot me efekte vizuale të mahnitshme.

maxresdefault.jpg

The Company of Wolves
Bazuar në tregimin e Charles Perrault, “Kësulëkuqja”, regjisori Neil Patric Jordan sjell një film horror plot me ëmbëlsi. Sa e frikshme aq edhe magjepsëse, darka në foto me ngjyra pastel duket si ajo e Marie Antoinette nga Sofia Coppola.

1053256.jpg

Bram Stoker’s Dracula
Çfarë mund të presësh nga mjeshtri i Holliwood-it të Ri më shumë se një perfeksion kinematografik? Kështu ishte Bram Stoker’s Dracula e vitit 1992 nga Francis Ford Coppola. Një romancë e pastër gotike me këmbanat makabre, ushëtimat drithëruese dhe kostumet Viktoriane me gjithë atë dantellë që janë, oh, kaq të bukura!

 

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00234007835388
    array(1) { ["section"]=> string(71) "10-filma-horror-qe-jane-vizualisht-te-bukur-dhe-plot-me-stil-foto-38162" }