INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 ditë larg nga Halloween-i!! Bëni gati kokoshkat për 10 filmat më të frikshëm [FOTO]

10 ditë larg nga Halloween-i!! Bëni gati kokoshkat për 10 filmat më të frikshëm [FOTO]

Publikuar më: 22:47 22-10-2018

Është koha më e mirë e vitit!

Ndërsa gjethet e pemëve fillojnë të errësohen, ditët shkurtohen dhe netët bëhen më të frikshme, mund të filloni të festoni që tani, sepse Halloween-i po afron!!

Dhe nuk ka mënyrë më të mirë për të “mirëpritur të vdekurit” se sa duke rrëmbyer kokoshkat, të fikësh dritat dhe të bëhesh gati për t’u hedhur përpjetë përpara ekranit me këto 10 filma horror për 10 ditët e ardhshme!!

Get Out (2017)

1.jpg

Me debutimin e tij si regjizor, Jordan Peele arriti të siguronte një Oscar me Get Out. Ky horror psikologjik tregon historinë e një djali afro amerikan, familja e të dashurës të së cilit mban një sekret të frikshëm. Në Get Out do të fitoni njëkohësisht një perspektivë të re mbi racizmin në Amerikë dhe një triller që do t’ju mbajë të gozhduar deri në fund. Një horror aspak klishe dhe tejet origjinal që nuk duhet humbur!!

The Exorcist (1973)

2.jpg

Një horror klasik dhe totalisht i papërsëritshëm. The Exorcist sjell historinë e një mamaje të re dhe vajzës së saj të pushtuar nga shpirtrat, të tjerat ju mbetet t’i shihni... e përmëndëm faktin që është një horror klasik dhe i papërsëritshëm? Epo është e mjaftueshme për t’u mbështjellë me batanije, kokoshkat përpara dhe dorën në zemër.

The shinning

shining.jpg

Me siguri ky horror psikologjik nuk ju ka humbur nga sytë, ose e keni parë të pakën një herë në jetë, ose dy, ose më shumë! Nëse nuk e keni parë kurrë, mos prisni më shumë, fikini dritat menjëherë dhe nguluni përpara ekranit!

A nightmare on Elm Street

elm.jpg

Është një klasik, është A nightmare on Elm Street!

IT (2017)

iit.jpg

Nëse nuk keni fobi nga kllounët, IT nuk është aspak horrori më i frikshëm që mund të shihni, por është një prej më argëtuesve. E nëse keni fobi nga kllounët, jeni në vendin e duhur!

Bill Skarsgard nuk zhgënjen aspak si Pennywise, kllouni që rrëmben dhe ushqehet me fëmijët e qytetit të vogël Derry. Me apo pa fobi, nuk mund të gaboni kurrë me IT nëse doni të festoni si duhet Halloween.

Donnie Darko

ssss.jpeg

I çuditshëm, jo i frikshëm, por do t’ju bëjë me siguri të ndiheni jo rehat dhe ndonjëherë kjo mjafton për t’a bërë një film kaq të mirë. Donnie Darko është një dramë/ fantazi që do t’ju fusë në labirintet aspak të zakonta të mendjes!

The Silence of the Lambs (1991)

silence_of_the_lambs.jpg

Ndonjëherë gjërat e mëdha shpjegohen fare thjesht dhe në këtë rast mjafton të thuhen vetëm dy fjalë: 1.Anthony 2. Hopkins!!

The Ring (2002)

ring.jpg

Me siguri e keni parë, filmin ose memet. Po është pikërsht ai filmi me atë vazjën që del nga televizori. Por hey, është një horror klasik, nëse keni vite që nuk e keni parë, rikthehuni sepse me siguri Samara do t’ju pëlqejë shumë.

The Rocky Horror Picture Show (1975)

the_rocky_show.jpeg

Do të trembeni, do të qeshni, por mbi të gjtiha do të argëtoheni. Ky klasik nuk mund t’i mungojë listës!

Halloween (1978/2018)

halloween.jpg

Sepse është Halloween!!

Article Logic
Execution time: 0.0037569999694824