INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
1 Maji në botë, protestë dhe festë, simbolika me dragonj dhe klounë

1 Maji në botë, protestë dhe festë, simbolika me dragonj dhe klounë

Publikuar më: 14:22 01-05-2018

Punëtorët dhe sindikata në të gjithë botën kanë kujtuar 1 Majin. Më shumë të drejta në ambjentet e punës ka qënë kjo kryefjala protestuesve në mbarë dhe kërkesa kryesore kundrejt qeverive.

Në shumë shtete të botës Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve është një ditë pushimi, ndërsa në shumë vende nuk mungojnë protestat por edhe përplasjet.

Ja cila është panorama e 1 Majit në të gjithë botën.

Në Turqi me qindra protestues u arrestuan nga policia ndërsa marshonin në sheshin simbolik të Stambollit.

Policia nuk lejoji që demontruesit të protestonin në Sheshin Taksim i cili ka një vlerë të vecantë për lëvizjen e punëtorëve ku në vitin 1977 u vranë 34 persona.

Siguria është zemra e punës me një slogan të tillë italianët vendosën të manifestojnë duke patur edhe mbështetjen e sindikatave.

Dita që kremton betejat e klasës punëtore për të drejtat e saj sjell tubime në qytete anembanë Amerikës, por edhe aktivizimin e ekstremistëve të djathtë, të cilët kanë një traditë të gjatë shënjestrimi të sindikatave dhe aktivistëve të punës në SHBA e përtej saj.

Më shumë se 100.000 njerëz marshuan në Sheshin e Kuq të Moskës.

Marshime kushtuar ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve u zhvilluan edhe në Prishtinë, Francë, Greqi ku për disa orë u bllokua trasnporti publik.

Në Zvicër protestuesit zgjodhën të vishehin si kloun.

Në Filipine protestuesit shëtitën në rrugë një statujë ku presidenti Duterte krahasohej me një dragua.

Në Hong Kong protestuesit në mënyrë simbolike dolën të gjakosur në rrugë.

Sa i përket anës tjetër të 1 Majit, festës, nuk ndodh vetëm në Shqipëri që tëshihet si ditë pushimi por edhe në Britani studentët kanë vërshuar drejt plazheve për të pushuar me miqtë.

Ndërsa në Kinë festimet zgjasin 3 ditë dhe janë të mbushura me aktivitete dhe zbavitje për qytetarët.

Mesa duket ajo që nisi si protestë në vitin 1886 fatkeqësisht gjithnjë e më tepër po kthehet globalisht në një ditë feste.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039451122283936